• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Veri/ Abdixhiku: Qëllim ishte nxitja e përplasjes së Policisë me civilët

Lajme, Të fundit



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit, dënoi sulmin e së dielës në veri të vendit. Ai tha se sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes së policisë me popullsinë civile.

“Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terroristë. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terrorist, Milan Radoiçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë”, tha ai.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë. Kreu i PDK-së, kërkoi nga ndërkombëtarët që të nisin menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë.



1 Comment

  1. “Revolucioni” u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.Vellezrit nga nena te salihut serb e bene te gjithe kete krim,prandaj nuk flet salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *