• |
ide | kryesore

Zbulohet gjendja shëndetësore eSophie Loren

Paparazzi



Sophia Loren është duke u rikuperuar  pas operacionit.

Aktorja fituese e çmimit Oscar u rrëzua në banjën e shtëpisë së saj në Gjenevë, Zvicër duke pësuar disa fraktura. Një përfaqësues i saj tha të hënën se ata ishin optimistë për rikuperimin  pas operacionit.

Të martën, menaxheri i Loren, Carlo Giusti dha një përditësim, duke i thënë PEOPLE, “Kirurgjia shkoi jashtëzakonisht mirë”.“Ajo ka filluar rehabilitimin dhe dalëngadalë po rikuperohet”, shtoi ai. “Nuk ka asnjë lajm tjetër për momentin”.

Lajmi për aksidentin e Lorenit u shpërnda në faqen e Instagramit për rrjetin e saj të restoranteve të dielën.

“Një rënie në shtëpinë e saj në Gjenevë sot i shkaktoi zonjës Loren fraktura të ijeve. E operuar me një rezultat pozitiv, ajo tani do të duhet të bëjë një pauzë dhe të ndjekë një rrugë drejt rehabilitimit”, lexohet në postim.

“Fatmirësisht gjithçka shkoi për mirë dhe Zonja do të kthehet me ne shumë shpejt. I gjithë ekipi në Restorant Sophia Loren shfrytëzon këtë rast për t’i uruar asaj një shërim të shpejtë.”

Aktorja së fundmi luajti në filmin e nominuar për Oscar 2020 The Life Ahead, me regji të djalit të saj Edoardo Ponti.Loren i tha AARP: The Magazine në nëntor 2020 se ndihej më e re se vitet e saj: “Ndonjëherë kur them se jam 86 vjeç, nuk e besoj. Ndihem 20!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *