• |
ide | kryesore

585 kg kokainë në Selanik, dalin emrat e 5 shqiptarëve të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë goditur një grup kriminal të përbërë nga një familje shqiptare dhe kanë sekuestruar 585 kg kokainë, të ndarë në 500 pako gjatë një aksioni në Selanik.

Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton.

Një nga automjetet ka ndaluar ndërsa tjetri ka tentuar të largohet duke u përplasur me një makinë policie dhe më pas me gardhin e një ndërtese, pa pasur dëme në njerëz.

Të dyja mjetet rezultojnë të marra me qira, raportojnë autoritete greke. Brenda dy mjeteve dhe në një banesë të kontrolluar, u sekuestruan 500 pako me 585 kg 208 gram kokainë, 7440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera.

Mësohet se është arrestuar kreu i grupit, një 50-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte kokainë nga Amerika Latine për shpërndarje në Greqi dhe Europë. Si dhe është arrestuar bashkëshortja e tij, 42-vjeçe dhe dy nipat e tij 33 dhe 21-vjeç si dhe një grek 35-vjeç. Të arrestuarit janë Arjan Neki Xhafaj, Lutmira Fatmir Xhafaj, Ilirian Shpetim Baraj, Klevis Arben Muskaj, Avelino Alfred Feimi. Këta shtetas janë nga Cakrani i Fierit dhe nga Vlora.

Pakot e drogës kanë qenë të shënjuara me simbolet “AA”, “RAM” dhe me shenjën e kryqit nazist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *