• |
ide | kryesore

Ambasadori gjerman në Kosovë kundër Ramës: S’ka nevojë që KFOR të marrë veriun

Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadori



Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde ka lavdëruar punën dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë ngjarjeve të fundit. Në një intervistë për mediat e Kosovës ai tha se Policia e Kosovës e ka trajtuar me shumë profesionalizëm situatën në Banjskë të Zveçanit. Ai del kundër propozimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama që veriu të kalojë nën administrimin e KFOR-it.

“Ne e kemi lavdëruar Policinë e Kosovës për trajtimin profesional të situatës. Nuk e shoh nevojën që KFOR-i të marrë përsipër këtë, sepse ne kemi një shtet sovran me një institucion të zbatimit të ligjit që ka vepruar shumë profesionalisht”, – tha ambasadori në emisionin #KallxoPërnime.

Ai shton se nuk është i vetmi që ka arritur në këtë përfundim sipas tij kjo u përmend publikisht edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Unë personalisht kam folur me kreun e Policisë, me komandantin e KFOR-it dhe të gjithë kanë thënë se ky është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe i mirë dhe duhet të vazhdojë si i tillë. Dua të them, sot në mëngjes ne folëm me Presidenten dhe unë gjithashtu përsërita se ky ishte një bashkëpunim i mirë dhe duhet të vazhdojë kështu, e veçanërisht në kohë të vështira, miqtë duhet të qëndrojnë krah njëri- tjetrit”, – ka thënë ndër tjerash ambasadori Rohde.

Ai tha se dikush dëshiron të hedhë të gjithë fajin vetëm mbi Millan Radoiçiqin.

“Ne mund të mos e kuptojmë kurrë për krejt atë që ka ndodhur në prapavijë, por është e qartë për mua se po të ishte sukses (ky aksion) atëherë suksesi do të kishte shumë baballarë apo prindër, e faji (apo dështimi) gjithmonë mbetet jetim.

Ajo që është e qartë tani është se ka ndodhur një sulm i tmerrshëm dhe vrastar dhe një polic u vra dhe kjo do të thotë se më nuk mund të vazhdojmë aty ku kishim mbet para këtij incidenti, e të sillemi sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Duhen të kërkojmë përgjigje, duhet të bëhet një hetim i plotë që shpresojmë që do të qartësojë shumë gjëra. Autorët duhet të sillen para drejtësisë”, – tha ambasadori gjerman në Kosovë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Fjale me mend te nje diplomati korrekt.Jo sì ai rrota jone Rama qe ne cdo fjale qe thote hedh helm mbi kedo pervecse Vucicit.Fenomeni Rama do studiohet gjate, se si ka mundesi ne nje tru aq te vogel te kete kaq shume CMENDURI.

  2. C’degjoni kete ambassador leshi ! Ne kemi lideri boteror ,Skenderbeun e rinjgjallur udheheqesin e shtetit me te forte ne rajon qe di me shume jo vetem nga ky ambasador,por nga te gjithe ambasadoret e botes,informacionet qe ai merr edhe nga satelitet,patronazhistet,aktivistet edhe sufllaqexhinjte,po te doni.Kush e do me shume Kosoven Ky apo Km yne qe se bashku me vellain e tij vicvic spo vene gjume ne sy per te miren e saj

  3. Ka 33 vite që berishimi është futur thell në të 2 anët e kufirit.Dhe sidomos në 1998 kur ish KM Kosovar Bujar Bukoshi me 400 mercenar Kosovar e Sërb i erdhi në ndihmë S.Berishës në GRUSHTIN E SHTETIT pas vdekjes së Azem Hajdarit që e nxori në pritë Sali Ram Berisha.
    -Këta militant harrojnë se Sb ishte kundër RAMBUJES,UÇK,I.RUGOVËS,A.THAÇIT E KO..!
    -Këta harrojnë se Sb urdhëroi 3 deputetët e Tij të firmosin raportin e DIK MARTY në KIE 2011 për të akuzuar UÇK për trasplant organesh të ushtarëve Sërb në shtëpinë e VERDHË

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *