• |
ide | kryesore

Borrell: Ndoshta merren masa edhe për Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Borrell



Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse vlerëson se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi, ka thënë kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, transmeton N1.

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në terren. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mosrespektimit, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat kundër Serbisë”, ka thënë tutje Borrell.

Në përgjigje në një pyetjeje parlamentare të parashtruar në qershor, pas konfliktit para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ai përsëriti se “de-përshkallëzimi duhet të ndodhë tani, nga të dyja palët” dhe se aktet e dhunshme si ajo e 29 majit janë plotësisht të papranueshme dhe nuk mund të përsëriten në të ardhmen.

Në shkresë, përkujtohet se më 3 qershor, Borrell, në emër të BE-së, i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të marrin masa të menjëhershme dhe të pakushtëzuara për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, për krijimin e kushteve për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë menjëherë Marrëveshjen për Planin e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksin e saj, pa asnjë vonesë apo parakushte të mëtejshme.

Gjithashtu shtohet se BE i ka bërë thirrje Serbisë që ta zvogëlojë statusin e gatishmërisë së forcave të armatosura.



11 Comments

    1. NDOSHTA DO MERREN MASA EDHE PER EVROPEN QE NJE SHEKULL ME PAR HOLLI KET SHERR NE MEZIN TON thotë:

      OOOOOOOOOOOOOOOOOOO??????________———(

  1. Do shohim thotë!!!Pa s’ke parë deri tani o matuf. Çar ka më për të parë???Mos do të përshkallëzohet më keq akoma??

  2. Iku komunistja italiane Mogherini e thamë se BE më së fundi do të zgjidhte në vendin e saj një politikan të pa anshëm e korrekt.
    Nga shiu në breshër.
    U zgjodh në vend të saj politikani socialist spanjoll Borell, në një kohë që Spanja si një nga vendet më të mëdha të Europës, është rreshtuar me Rusinë e Kinën në mosnjohjen e pamvarsisë së Kosovës.
    E nuk është kjo e keqe vetëm tek Spanja, por duke qenë se një pjesë e madhe e Amerikës latine , përbëhet nga shtete spanjisht folëse e duke qenë të lidhura me Spanjën, një pjesë e tyre nuk e kanë njohur Kosovën edhe ato
    Këtu nuk është thjeshtë fjala për mbështetjen e tij për çështjen e drejtë të Kosovës, viktimë e vjetër e terrorizmit nacional-shovinist serb, por qëndrimi i drejtë edhe në vlerësimin e Serbisë si një Kalë Troje i Putinit në Europën jug-perëndimore.

    1. Korigjoj lapsusin në frazën e fundit.
      Duke patur parasysh Ballkanin jug-perëndimor, kam shkruajtur gabimisht “Europën jug-perëndimore”.

  3. Korigjoj lapsusin në frazën e fundit.
    Duke patur parasysh Ballkanin jug-perëndimor, kam shkruajtur gabimisht “Europën jug-perëndimore”.

  4. ky bythqiri i komunisteve,taksen ja paguan sorros kufomes.si te loboj ky per kosoven?ky u ve gjoba bisnesmeneve e krimineleve shqiptare.taksa eshte shume e larte.Maduro i te kuqve nuk rri dot as edhe nje minute ne pushtet pa mutin ebre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *