• |
ide | kryesore

Investigimi/ Preparatet e ndaluara kanceroze shiten në farmaci veterinare

Lajme, Të fundit



Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht te shpendët, por edhe te kafshët që kanë probleme me mëlçinë dhe parazitët. Ky ilaç i rrezikshëm të cilin Evropa e ka hequr nga lista e medikamenteve veterinare që në vitin 1995, në vendin tonë shitet fare lehtë.

Kjo në kundërshtim të plotë me ligjin pasi nuk është pjesë e listës së medikamenteve veterinare të miratuar as nga Ministria e Bujqësisë.

Pavarësisht kësaj ai gjendet nën banakun e farmacive të kafshëve ashtu siç e faktoi edhe Fiks Fare . Fuqia e këtij ilaçi është aq e lartë, saqë mund të sjell malformime të fetusit si dhe nxit sëmundjet kancerogjene.

Por çfarë faktoi Fiksi? Gazetarët e emisionit investigativ e blenë këtë medikament në dy farmaci veterinare, njëra në Bubullime të Lushnjës dhe tjetra në Fier Shegan po Lushnje.

Në rastin e parë farmacisti telefonoi djalin pastaj e shiti duke e shkruar edhe në përdorim Dimetridazol.

Po ashtu në farmacinë tjetër shitet dimetridazol, por këtë herë farmacisti thotë se nuk është 100 përqind i tillë por 60 përqind dhe është në ngjyrë gri.

Ai e shet medikamentin dhe në fletën e përdorimit dhe mbi kapakun e ambalazhit shkruan ‘Dimetridazol”.

Gazetarët e Fiksit pasi morën preparatet ne dorë shkuan në dy farmacitë ku u blenë. Në farmacinë e parë ku preparati u shit si 60 përqind dimetridazol, farmacisti u zu ngushtë dhe herë pranonte e herë mohonte të ishte shitur në farmacinë e tij. Ndërkohë djali që e kishte shitur thotë mashtrova blerësin e shkruajta kot dimetridazol.

Në farmacinë e dytë dera është e mbyllur ndaj telefonohet nga gazetarët farmacisti, i cili në telefon pranon se ka shitur medikamentin të cilin e kishte të mbetur për 10 vite. Ndërkohë djali i tij shkon te farmacia dhe pa u prezantuar i zë rrugën grupit të xhirimit të emisionit investigativ.

Ndërkohë që gazetarët presin për një takim farmacisti rimerr gazetarët në telefon dhe ju thotë se ka mamanë shumë sëmurë dhe se nuk i takonte dot.

Por në fakt ishte krejt e kundërta, pasi farmacisti harroi telefonin hapur dhe gjithë familja diskutuan sesi të mohonin shitjen e preparatit. Në planet dhe skenaret e tyre ishte që të shkonin në Tiranë dhe të mohonin shitjen duke thënë se shitën ilaç bimor ose tretraciklinë.

Ajo që është më e rëndësishme është efekti i këtij medikamenti. Profesori Kapllan Sulaj, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore tha për Fiksin se ky preparat lë mbetje toksike në organizmat e kafshëve të cilat shkaktojnë kancer.

“Ky preparat është i ndaluar në të gjitha vendet e BE dhe në Shqipëri, ai ka një rrezikshmëri shumë të madhe te njerëzit , pasi toksinat e tij nuk absorbohen.” thotë Sulaj

Marrë nga Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *