• |
ide | kryesore

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Pishporo (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në pyllin me pisha të Pishporos janë riaktivizuar sërish disa vatra zjarri te favorizuara nga era e fortë. Forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga efektivet e forcave të armatosura dhe punonjës të zonave të mbrojtura po punojnë për shuarjen e zjarrit, por flakët nuk po mund të neutralizohe.

Prefekti i qarkut Lefter Shehaj, ka raportuar se terreni është mjaft i vështirë për të ndërhyrë pasi zona e pyllëzuar është me densitet të lartë ndërsa flakët herë pas herë dalin jashtë kontrollit.

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në pyllin me pisha në Pishporo në Fier.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *