• |
ide | kryesore

Sulmi në Banjskë, policia kryen kontrolle në 3 komunat në veri

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka njoftuar se po kryen kontrolle për pesë vende në tri komunat në veri. Në njoftim, thuhet se këto operacione po zhvillohen lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ku pas sulmit terrorist të serbëve mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

“Sot, me datën 29.09.2023 policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.”, njofton policia e Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *