• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Kompania e zv.ministres së Arsimit fiton tenderin pa garë nga Ministria e Mbrojtjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Denoncimi/ kKompania e zv.ministres së Arsimit fiton tenderin pa garë nga Ministria e Mbrojtjes



Rithemelimi i ish-kryeministrit Sali Berisha denoncoi sot publikisht një skandal, se si kompania e familjes së zëvendësministres së Arsimit, Albana Tole, ku ajo rezulton aksionere, ka përfituar një tender pa garë nga Ministria e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një tender të shpallur më datë 3 korrik të këtij viti për “Blerje materiale për xhenion”, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 64.342 milionë lekë, (të reja).

Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit, Genta Vangjeli në një dalje për mediat deklaroi se tenderi në fjalë është bërë pa garë, duke shtuar se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ajo tha se Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshti me ligjin për prokurimin publik, ndërsa përballë është Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit. Kjo e fundit është emëruar në këtë detyrë më 3 nëntor të vitit 2021.

Nga kërkimet në QKB për shoqërinë “Tirana Due shpk”, rezulton se zëvendësministrja është aksionere në masën 15%, ndërkohë që babai i saj disponon 70% të aksioneve dhe e motra, 15%. Kontrata në fjalë, sipas tenderit të bërë publike edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, mbaron më 31 dhjetor të këtij viti.

Tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sikurse shihet në dokumentet, me fondin në fjalë po blihen materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë. Siç sqarohet në dokument, ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.



6 Comments

  1. E si mund të ndodhë ndryshe. Janë bandë hajdutësh të gjithë.Hoqi ca për t’i hapur rrugën të tjerëve të bëjnë atë që dinë më mirë. Hajdutërinë!!

  2. Korrupsion i dyaneshem, zv. Ministrja qe me trafik influence siguron kompanine familjare per tenderat, si edhe Ministria e Mbrojtjes qe jep tenderin.

    Nje tjeter rast flagrant kur nepunesit e shtetit shfrytezojne postet per tu pasuruar.

  3. Na plasi by…a se lehni ju foltoristat, vodhi ky , u korruptue ai. Ne as ju llogaritim fare, ju kemi mundur

    e do tju mundim njeqindhere edhe sikur gjithe leket e buxhetit ti marrim. E c”ju duhet ju, pushteti eshte i

    joni leket tona, ne bejme cte duam ne Shqiperi pa ju pyetur ju. C”ti bejme se eshte medemek demokraci

    se do tu kishim kalbur ne burg per gjithe jeten per agjitacion e propogande kunder pushtetit.Fare e keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *