• |
ide | kryesore

Jada reagon pas arrestimit të një personi për vrasjen e Tupac

Paparazzi



Jada Pinkett Smith ka reaguar pas arrestimit të një të dyshuari në lidhje me vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996.

“Tani shpresoj se mund të marrim disa përgjigje,” shkroi Smith në Instagramin e saj. “Prehu në paqe Pac, “përfundoi ajo.

Të premten, u raportua nga Associated Press dhe ABC News se Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas kishte arrestuar Duane “Keffe D” Davis si të dyshuar në lidhje me vrasjen e Shakur. Arrestimi është zhvillimi i parë i madh në rastin e ndodhur 27 vjet më parë.

Më 7 shtator 1996, Shakur u qëllua katër herë teksa ishte në makinë rrugës për në një klub nate në Las Vegas. Reperi 25-vjeçar ishte në kulmin e suksesit të tij në atë kohë dhe vdiq nga plagët e marra më 13 shtator. Pavarësisht spekulimeve për vrasjen e tij, çështja u mbyll shpejt.

Smith ka folur publikisht shumë herë për lidhjen e saj të ngushtë me Shakur – për të cilin ajo ka thënë se ishte “miku i saj më i mirë”. Dyshja u takuan fillimisht si studentë në Shkollën e Arteve në Baltimore në Maryland. ”

Ishte dita e parë dhe ai erdhi tek unë dhe u prezantua,” tha një herë Jada në një intervistë. “Patjetër që duke e parë atë, nuk ishte domosdoshmërisht personi me të cilin do të doja të merresha. Por ai ishte si një magnet”.  Aktorja e përshkroi reperin  si një “vëlla” dhe “figurë babai” për të. “Lloji i marrëdhënies që kishim… ju e merrni atë vetëm një herë në jetë…”, shtoi ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *