• |
ide | kryesore

Reagon DASH: Nuk kemi ende prova që Serbia po tërheq ushtrinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Serbia



“Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë nëse Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën”, – tha këtë të hënë në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herëpashershme në veri të Kosovës.

“Ne do të kërkojmë konfirmime të mëtejshme. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja” – tha ai.

“Dua t’ju informoj se nuk ka pasur ngritje të gatishmërisë së plotë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, por vetëm prani dhe angazhim të shtuar të njësive”, – tha Miller.

Këtë të hënë më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, tha se Serbia i ka tërhequr disa prej trupave të ushtrisë së vet të vendosura pranë kufirit me Kosovën, pasi e kishte rritur numrin e trupave atje pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Mojsilloviq tha se “pas shpërthimit të krizës së sigurisë”, më 24 shtator, ushtria serbe e rriti praninë e saj në “zonën e sigurisë tokësore dhe në perimetrin rreth vijës administrative”, ku më 25 shtator “ishin 8.350 pjesëtarë të ushtrisë”. Tashmë sipas tij janë më pak se gjysma. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *