• |
ide | kryesore

Lubonja: Vuçiç po shfrytëzon krizën e perëndimit për të ndarë Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja e policit në Kosovë, Lubonja: Prej dështimit të ndërkombëtarëve



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e së hënës për zhvillimet në veri të Kosovës dhe konfliktin me Serbinë. Ai u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është duke shfrytëzuar krizën e Perëndimit, që është lufta në Ukrainë, për përfitimet e tij politike. Më tej Lubonja shtoi se presidenti serb kërkon të marrë shkas nga lufta në Ukrainë, në mënyrë që të arrijë në një ndarje të territoreve me Kosovën.

“Rreziku më i madh është lufta. Ky operacion nga Serbia kërkon të shfrytëzojë problemet që ka Perëndimi, referuar luftës në Ukrainë. Opsioni është “le ta mbajmë mirë Vuçiçin” dhe ai e ka shfrytëzuar këtë krizë. Duke shfrytëzuar këtë gjë dhe marrë shkas nga Rusia, do të japin një zgjedhje për një ndarje territoresh.

Vuçiç këtë po pret. Se sa serbë janë të angazhuar për luftë, apo janë pjesë e bandave terroriste, këtë nuk e dimë. Përgjithësisht ata nuk e njohin Kosovën dhe shprehen se janë serbë. Skenari është në funksion të provokimit të Perëndimit dhe dobësinë që ka treguar për Vuçiçin”, – u shpreh Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24.

Lubonja shtoi se Rama vetë në muajin qershor ka thënë se futja e KFOR në veri do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën. Së fundmi Rama kërkoi që KFOR të ndërhyjë dhe të kontrollojë Veriun e Kosovës, kërkesë kjo që u bë edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Serbia nuk do guxonte te pergatiste nje agresion kunder Kosoves neqofte se nuk ka pasur sinjale inkurajimi nga “dikushi”. Ajo e ka te fresket kujtesen kur filloi luften nbe ish Jugosllavine. Fakti qe SHBA i kerciti llembet e Serbia u terhoq me bisht ne shale eshte tregues se nuk ka qene SHBA. Lufta ne Ukraine eshte nje minus i madh per planet serbe, askush ne Europe nuk do lejonte nje front tjeter lufte. Lufta kunder Kosoves automatikisht do perfshinte Shqiperine e Maqedonine.

  2. “S’e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin”, Berisha harron akuzat: Arritjet më të mëdha i kemi me Metën!Ofatos serbia vetem provokon per llogari te rusise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *