• |
ide | kryesore

Zjarri në Pishporo ende aktiv, pritet ndërhyrja nga ajri

Lajme, Të fundit



Në ditën e 7-të të zjarrit vijon ende ‘beteja’ me flakët ne masivin pyjor të Pishporos në Darëzezë. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, vatra më problematike mëngjesin e kësaj të hëne mbetet Darëzeza .

Pranë vatrës së zjarrit ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijes bregdetare ku operojne edhe lokale sezonale. Pritet ndërhyrja nga ajri me avion pas kërkesës pranë mekanizmit europian te mbrojtjes civile, të cilës Greqia i është përgjigjur pozitivisht.



1 Comment

  1. Ju nuj investigoni shkakun real te zjarrvenjes. Ka shume mundesi qe te jete vene per krijimin e kullotave ose zone per ndertime vilash dhe resortesh luksoze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *