• |
ide | kryesore

Adam DeVine dhe Chloe Bridges prindër për herë të parë

Paparazzi



Adam DeVine njoftoi të hënën se ai dhe bashkëshortja e tij, Chloe Bridges janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku me një foto gazmore të çiftit.

“Shiko ne jemi shtatzënë! Epo, unë jam i shëndoshë, por Chloe është shtatzënë” DeVine shkroi në Instagram.

“Natyrisht,shumë emocionues! Unë do t’i kushtoj jetën time fëmijës  me shpresën që ai të mos përdorë shakatë e mia të pista të regjistruara kundër meje.”

Aktorët u takuan në xhirimet e filmit “The Final Girls” në 2014 dhe u lidhën në fillim të 2015. Chloe njoftoi fejesën e tyre përmes Instagramit në tetor 2019 me një foto të tij duke drejtuar një varkë ndërsa Bridges tregonte unazën.

“Ajo tha po! Epo në fakt ajo tha ‘ahh Adam’ dhe më pas më puthi, por jam shumë i sigurt që do të thotë PO!” DeVine bëri shaka në atë kohë. “E dua Chloe-n më shumë se çdo gjë dhe jam shumë i emocionuar që do kaloj pjesën tjetër të jetës sime me të , “vazhdoi ai.

“Unëi  propozova fundjavën e kaluar dhe doja ta mbaja private për disa ditë, por tani jemi gati t’ia tregojmë botës! Të dua @chloebridges! Argëtohu duke planifikuar dasmën.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *