• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si ndodhi aksidenti me 22 të vdekur në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
itali



Një aksident jashtëzakonisht i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, provincë e Venecias në Itali. Një autobus doli nga rruga dhe u rrëzua nga rampa e një mbikalimi. Ai ra dhjetëra metra poshtë në shinat e një hekurudhe dhe më pas shpërtheu në flakë. Sipas autoriteteve lokale bilanci është 22 të vdekur, duke përfshirë 2 fëmijë dhe një adoleshent.

Në spital janë dërguar 18 persona të plagosur nga të cilët 4 fëmijë. Disa prej të plagosurve janë në gjendje shumë të rëndë. Mediat në Itali shkruajnë se autobusi ishte i mbushur plot me pasagjerë.

Në bord ishin një grup turistësh ukrainas dhe disa gjermanë. Zjarrfikësve iu deshën orë të tëra për të nxjerrë trupat. “Është një operacion shumë kompleks” – tha njëri prej tyre.

Fotogallery - Mestre, bus precipita da un cavalcavia: strage - foto 1

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës pak pas orës 19:30. Pas daljes nga mbikalimi autobusi ra nga një lartësi mbi 10 metra mbi shinat e trenit dhe përfundoi në hapësirë mes tyre. Automjeti më pas shpërtheu në flakë për arsye të paqarta. Edhe shkaqet e ngjarjes janë ende të panjohura. Hipoteza e parë është një sëmundje e beftë e shoferit italian që gjithashtu humbi jetën. Në fillim u tha se në autobus ishte shfaqur një zjarr i vogël para daljes nga rruga, por më pas u mohua nga dëshmitarët.

Fotogallery - Mestre, bus precipita da un cavalcavia: strage - foto 4

Hetuesit janë duke analizuar pamjet nga kamerat e vëzhgimit në zonë dhe kamerat e brendshme të autobusit. 4 turistë të rinj gjermanë shpëtuan rastësisht. “Duhet të merrnim atë autobus, por ai nuk erdhi dhe më pas morëm një tjetër” – thanë ata.

Nga viktimat, 19 vdiqën që në vendin e ngjarjes ndërsa 3 të tjerë teksa po dërgoheshin në spital. Të paktën 40 ambulanca u dërguan në vendngjarje. Pas lëshimit të alarmit dhjetëra mjekë dhe infermierë dolën nga shtëpitë në punë. ©LAPSI.al

https://twitter.com/virgivirgivivi/status/1709286804610842882?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1709286804610842882%7Ctwgr%5Ea7b374a04a0bc4faba7340a22002330fcb31ea4f%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fcronaca%2Fmestre-bus-precipitato-cavalcavia-video-social_70833090-202302k.shtml



3 Comments

    1. Fajin për vdekjen aksidentale e ka Shkëlzeni….. a më falni e ka Zelenski që kishte dërguar turistë në Itali.

    2. Cfar po thua?! Kam pershtypjen se po gabohesh.
      Eshte hera e pare qe degjoj per nje autobuz elektrik qe bene rruge interurbane, eshte paksa e pa mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *