• |
ide | kryesore

Pentagoni në Kongres: Po na mbarojnë fondet për Ukrainën

Lajme, Planet



Pentagoni ka paralajmëruar Kongresin se fondet për zëvendësimin e armëve që Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës po mbarojnë, duke thënë se Mbrojtja tashmë është detyruar të ngadalësojë furnizimet me pajisje për disa departamente.

Në një letër, të parë nga Associated Press, dërguar udhëheqësve të kongresi theksohet se vetëm 1.6 miliardë dollarë mbeten në dispozicion nga 25.9 miliardë që Kongresi i ka vënë në dispozicion Pentagonit për të rivendosur furnizimet me armatime dhe materiale të dërguara në Ukrainë. Përveç kësaj, Pentagoni ka ende 5.4 miliardë dollarë armë dhe pajisje nga arsenalet e tij në dispozicion për të ndihmuar Kievin. Por lidhur me këtë paralajmërim të Pentagonit, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë se mbështetja financiare për Ukrainën nuk duhet të ndalet.

“Ne në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet. Shumë jetë, shumë fëmijë dhe shumë njerëz janë në rrezik. Unë pres plotësisht që Kryetari i Dhomës dhe shumica e republikanëve në Kongres të ruajnë angazhimin e tyre për të siguruar kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga agresioni dhe brutaliteti rus,” shtoi ai, duke kujtuar se SHBA-të janë “kombi më i domosdoshëm në botë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *