• |
ide | kryesore

Magazinonte dhe tregtonte mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçarja në Tiranë

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçare, e cila magazinonte dhe tregtonte mallra të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat nga kjo veprimtari. Gjatë operacionit janë sekuestruar veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Omega”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

Magazinonte dhe tregtonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari, vihet në pranga 42-vjeçarja.Sekuestrohen veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Omega”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja, 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në Komunën e Parisit, gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases E. Rr., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shtetase nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



4 Comments

  1. polici kari i therret per emergjenca as qe vijne fare, kurse per te kapur njerezit e shkrete jane gati derrat

  2. jqj cfare demi ne arken e shtetit! ja ben mu qe eshte pisllik

    Dikujt nuk i paska dhen kafen , ose noi pisllik tjeter qe do me i ra ne qafe apo mbase i ka ra dikujt ne qafe kjo

    por nje gje eshte e sigurt me kete shtet o lind o nuk lind
    Zeqo Pilafi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *