• |
ide | kryesore

Në pranga 49-vjeçari prej “Tempullit”, shpërndante kokainë dhe kanabis në shkollat e Beratit

Lajme, Të fundit



Vihet në pranga një 49-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe doza kanabisi, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.

Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues në Poliçan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *