• |
ide | kryesore

Situata në Kosovë/ Bardhi: Do punojmë për një qëndrim të unifikuar të Kuvendit

Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi tha në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, se me 12 tetor do të mbahet në Kuvend seanca për ngjarjet në veri të Kosovës ku humbi jetën Afrim Bunjaku.

Bardhi tha për mediat se seanca do të zgjasë 5 orë dhe se qëllimi është që nga të gjitha grupet parlamentare të vendit, të dilet me një qëndrim të unifikuar përsa i përket situatës në Kosovë.

“Rezolutës së prezantuar nga grupi parlamentar i PD-së të premten e javës së shkuar që bazohet tërësisht në nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të unifikonte qëndrimin me Kuvendin e Kosovës. Edhe kolegët e grupit parlamentar të PS-së kanë propozuar një rezolutë. Të dy këto janë marrë sot në shqyrtim nga Konferenca e Kryetarëve. Qëllimi i përbashkët ka qenë që të dilet me një qëndrim të unifikuar të të gjitha grupeve parlamentare në këtë çështje. Kemi marrë një qëndrim të unifikuar që kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme dhe nënkryetari i këtij komisioni të punojnë së bashku për të pasur një draft të unifikuar.

Ka pasur diskutime për kohën kur duhet të diskutohet dhe kur do të mbahet. Urgjente është që duhet të hyjë në axhendën e kuvendit. Fillimisht, kolegët kërkuan shumë më shumë kohë. Është rëndë dakord që kemi të një seancë të posaçme dedikuar vetëm Kosovës, të enjten e javës që vjen dhe koha e debatit të jetë rreth 5 orë. Deri në datën 12 do të bëhet çdo përpjekje për të arritur një rezolutë të përbashkët mes grupeve parlamentare. Ne duhet të mbështesim çdo kërkesë e nevojë që ka Kosova. Nuk ka pasur ndonjë debat të madh. Mbështesim deklaratën e KFOR-it që deklaron se rendi dhe siguria e Kosovës është nën përgjegjësinë e Kosovës. Do të duhet të ketë një hetim ndërkombëtar.” u shpreh ai.



3 Comments

  1. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

  2. Do unifikoj ky kuvendin.
    😂😁😂😁😂😁
    Ik e unifiko partin tende o birbo.
    Qe jeni ber rezil e po qeshin dhe guret me ju.

  3. gazetari sqaron më pas se Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

    “E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *