• |
ide | kryesore

Vendoset data e gjyqit të Joe Jonas dhe Sophie Turner

Paparazzi



Joe Jonas dhe Sophie Turner do të dalin në gjyq në fillim të vitit të ardhshëm për kujdestarinë e dy vajzave të tyre, vendosi të martën një gjykatës federal në Manhattan.

Data e gjyqit të 2 janarit u caktua gjatë një seance dëgjimore në gjykatën federale në Manhattan në padinë që aktorja e “Game of Thrones” ngriti kundër bashkëshortit të saj duke kërkuar që fëmijët  Willa, 3, dhe Delphine, 1, të ktheheshin në Angli.

Ish çifti, nuk ishin të pranishëm në gjykatë – megjithëse Turner mori pjesë në seancë, por nuk foli përveçse për të pyetur nëse gjyqtari dhe avokatët mund ta dëgjonin atë.

Gjatë seancës rreth 45-minutëshe, avokatët e Turner i kërkuan gjykatësit të caktonte një datë gjyqi sa më shpejt të ishte e mundur, duke argumentuar se aktorja kishte një projekt të ri që fillonte në Angli në janar dhe duke kërkuar që çështja të zgjidhej para kësaj. Pala e Jonas kërkoi një takim vitin e ardhshëm pasi turneu i tij muzikor botëror përfundon më 9 dhjetor.

Këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc nga Turner në një gjykatë në Florida në fillim të shtatorit, duke kërkuar t’i jepte fund martesës së tyre katërvjeçare.

Dyshja kanë një seancë dëgjimore në gjykatën e Floridës më 14 dhjetor, ku do t’u kërkohet të dy të paraqiten personalisht, i tha Cullen gjykatësit të Manhattan të martën, ndërsa ata po zgjidhnin një datë gjyqi.

Turner argumentoi në padinë e saj të 21 shtatorit se përpara prishjes së marrëdhënies, çifti kishte planifikuar të transferohej në një pronë  të Wallingford, Oxford deri në dhjetor – duke e bërë Mbretërinë e Bashkuar bazën e shtëpisë së vajzave të tyre. Dyshja ranë dakord që derisa të vendoset kujdestaria, fëmijët do të qëndrojnë përkohësisht në qytetin e Nju Jorkut./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *