• |
ide | kryesore

Kosova, përplasja në Tiranë mes kryediplomates gjermane dhe Daçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova, përplasja në Tiranë mes kryediplomates gjermane dhe Daçiç



Siç pritej zakonisht në këtë ministerial diplomatësh që po mbahen në Tiranë, konflikti mes Kosovës dhe Serbisë ka influencuar takimin. Para se të niste takimi, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se ajo që ndodhi në veri të Kosovës është një situatë që mund ta dëmtojë Samitin e Procesit të Berlinit.

Ajo i bëri thirrje Serbisë të frenojë dhe të tërheqë ushtrinë siç Amerika i ka kërkuar nga veriu i Kosovës, njëkohësisht bëri thirrje që të shtohen misioni i KFOR.

Kjo deklaratë ka sjellë një takim të menjëhershëm të ministres gjermanë dhe ministrit të jashtëm të Serbisë, takimi i cili nuk raportohet sipas ABC News të ketë qenë me tone të qeta, siç është komunikuar në burime jo zyrtare ka pasur tone të larta për shkak të deklaratës së ministres Gjermane, e cila vuri theksin te Serbia si shkaktare për të prishur këtë forum të madh.

Takimi është ndërprerë kur ministrja gjermane ka shkuar për të bërë fotografinë zyrtare, Daçiç nuk ka pranuar. Pas fotos, ministrja gjermane është rikthyer sërish në një takim me Daçiç, gjithsesi në vijim të samitit, parashikohet edhe një takim i Gërvallas me diplomaten gjermane.

Konflikti Serbi – Kosovë, nuk po prodhon ndonjë takim dypalësh mes dy vendeve në konflikt, por po zhvillohen takime të mëvetshme.

Pasdite do të vijojë të ketë takime të tjera të rëndësishme që lidhen kryesisht me Shqipërinë dhe ndikimin e saj Rajon, apo rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet e tjera dypaleshë, siç është takimi me ministrin grek që do të mbahen rreth orës 16:00, nëse nuk do të ketë ndryshime, e në takim do të preket çështja “Beleri”./ABC



3 Comments

  1. Ore kur do e kuptojnketa nderkombetaret qe serbeve duhet me u qi maman qe te te thon baba. Nuk kan marr vesh me te mir e me diplomaci serbmet qe nga ardhaj e tyre nga stepat e Rusis. Ata vec dhunen njohin si mjet te ndryshimit te gjerave. Duhet me i bombardu edhe njeher qe me i ftillu.

  2. kujt e nis kete mesazh te ‘koduar’Meta, por ajo qe dime eshte se me Lulzim Bashen ka kohe qe nuk behet. Ka vite, e me sa duket eshte mesazh per Berishen, qe pertej deklaratave te forta akuzuese ndaj qeverise, e ‘leshon’ nganjehere doren kur behet fjale per perfitime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *