• |
ide | kryesore

Ofroi 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten, Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Alban Bengasi

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg pa afat avokatin Alban Bengasi, i akuzuar nga SPAK, se ka ofruar 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij. Bengasi ishte në kërkim që në maj të vitit 2022, pas dëshmisë së vrasësit me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani. Ai u arrestua në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’.

Ndaj Bengasit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *