• |
ide | kryesore

Punësimi i detyruar pas diplomimit, vijon protesta e studentëve të Mjekësisë

Lajme, Të fundit



Vijon prej një jave bojkoti i studentëve të mjekësisë. Ata kanë dalë sërish në protestë pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vite pas përfundimit të studimeve. Studentët kanë thënë se po protestojnë për të drejtat e tyre. “Së bashku kundër ligjit”, është motoja e protestës së sotme.

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa tjetër që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem është pagesa e kostos së plotë të studimeve për vitet që u kanë  mbetur. Ndërkohë nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të shlyejnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.



1 Comment

  1. [aradite proteste, pasdite neper clube, ne fund nota 10 se se rruan njeri te merret me ju, qe nga rektori i pari se e ka mendjen te pazaret, piramide komplet dijesh dhe morali ! Shtet muti, brez kasapesh.. Vaj me det ku do vemi ! thotë:

    [aradite proteste, pasdite neper clube, ne fund nota 10 se se rruan njeri te merret me ju, qe nga rektori i pari se e ka mendjen te pazaret, piramide komplet dijesh dhe morali ! Shtet muti, brez kasapesh.. Vaj me det ku do vemi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *