• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea bën poker, Broja nuk del në fushë pas pushimit: përmbysje e bujshme e United

-Instant, Sport, Video
Chelsea



Java e tetë e Premier League dhe fitorja e dytë radhazi për Chelsea. Blues mposhtën Burnley 4-1 me përmbysje, por Broja stonoi, i zëevndësuar në pushim. Sterling (gol dhe autogol) dhe Palmer (gol dhe asist) udhëhoqën londinezët. Tottenham gjithashtu bëri mirë, 1-0 me dhjetë lojtarë kundër Luton. Rikthim i çmendur i United, me McTominay që shënoi dy herë në minutat 93 dhe 97 në fitoren 2-1 ndaj Brentford. Everton mundi Bournemouth 3-0, ndërsa u mbyll 3-1 mes Fulham dhe Sheffield.

Gjithçka e lehtë për Chelsea, që u rikthye të fitojë 4-1 me përmbysje ndaj Burnley të Kompany. Blues, me Armando Broja si titullar për ndeshjen e dytë radhazi, imponuan fuqishëm lojën e tyre në fillim. Londinezët menaxhuan zotërimin e topit në kërkim të mundësisë së duhur. Megjithatë, në kundërsulmin e parë, skuadra e Kompany zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 15′ Odobert mbylli kundërsulmin e rrufeshëm të vendasve me diagonalen fituese me të majtën. Të besuarit e Pochettino nuk e lanë veten të dekurajohen. Ata filluan të shtyjnë përsëri përpara dhe pak para fishkëllimës së dyfishtë barazuan. Në minutën e 42′, një veprim personal i Sterling, gjeti devijimin fatkeq të Al-Dakhil në portën e tij.

Lexo më tej: Video/ Broja, britma e golit që priste prej një viti u mbyt nga dëmtimi i ri: shkodrani mban në ankth Sylvinhon

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, ku qendroi Broja, i shuar e pa ritmin që priste Pochettino, Chelsea përfundoi rikthimin. Një penallti e kthyer në gol nga Palmer në minutën e 50′ vendosi Blues përpara. Sterling, pasi shkaktoi praktikisht golin e barazimit, e mbylli lojën në minutën e 65′ me një diagonale të bukur me të majtën. E në minutën e 74′ Nicolas Jackson rrumbullakosi rezultatin 4-1, me asist të Palmer. Chelsea fiton 4-1 dhe ngjitet në 11 pikë, ndërsa Burnley ka mbetur në kuotën 4.

NDESHJET E TJERA

Tottenham rrëmben një fitore në transfertë me Luton dhe për një natë është në vendin e parë të Premier League. Tris i Everton në shtëpi kundër Bournemouth, ashtu si Fulham, që vuri përfund 3-1 Sheffield. Përmbysje e madhe e Manchester United 2-1 ndaj Burnley. Në minuta shtesë, McTominay shënoi dygolësh për t’i dhënë ten Hag një fitore të rëndësishme për të qetësuar ujërat në Old Trafford.

Premier League England

Luton Town 0-1 Tottenham Hotspur
Burnley 1-4 Chelsea
Everton 3-0 Bournemouth
Fulham 3-1 Sheffield United
Manchester United 2-1 Brentford



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *