• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e makinës, përplas 6 makina të parkuara

Lajme, Të fundit
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 16-vjeçari



Një aksident është shënuar ditën e sotme në Vlorë, ku një 23 -vjeçare ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur 6 automjete të parkuara. Mësohet se e reja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *