• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Izrael/ Një shpjegim për luftën e re me palestinezët

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
Izrael



Izraelitët u zgjuan të tronditur të shtunën në ditën e fundit të festave hebreje nga alarmi i sirenave pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik hodhën mijëra raketa nga Gaza ndërsa militantët e armatosur thyen barrierat e teknologjisë së lartë për të hyrë në Izrael, duke hapur zjarr dhe duke marrë pengje. Militantët u përpoqën gjithashtu të hynin me varka në Izrael nga deti.

Ishte një ofensivë tronditëse dhe e paprecedentë nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik dhe një dështim katastrofik i inteligjencës së Izraelit, një ngjarje që do të ketë pasoja afatgjata. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli ishte në luftë dhe se palestinezët do të paguanin një çmim të rëndë për këtë që bënë.

People walking in a debris-strewn street next to a collapsed building

Militantët depërtuan në komunitetet hebraike pranë kufirit me Gazën duke vrarë dhe duke kapur rob civilë dhe ushtarë. Pamjet tregojnë izraelitë të tmerruar të mbuluar në gjak dhe me duar të lidhura pas shpine, duke u kapur nga persona të armatosur palestinezë. Shumë njerëz nxituan të futen në dhoma të sigurta në shtëpitë e tyre të rrethuar nga masakra.

Position paper on EU policy for the Gaza Strip - European Coordination of Committees and Associations for Palestine

Qindra të rinj në një festival vallëzimi në Izraelin jugor e gjetën veten nën zjarr. “Ata shkonin pemë më pemë dhe qëllonin. Kudo. Nga të dyja anët. Pashë që njerëzit po vdisnin përreth”, – tha një e mbijetuar. Deri në mbrëmjen e së shtunës, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vlerësuan se kishte ende 200-300 militantë palestinezë brenda Izraelit. Kishte 8 zona ku IDF po përpiqet të rimerrte kontrollin nga militantët.

Si u përgjigj Izraeli?

Izraeli thirri rezervistët e ushtrisë dhe nisi një valë sulmesh ajrore në brezin e vogël të Gazës ku jetojnë 2.3 milionë njerëz. Netanyahu paralajmëroi palestinezët të “largohen prej andej” ndërsa u zotua të shfarosë bazat e Hamasit. Avionët luftarakë shënjestruan disa ndërtesa në qendër të qytetit të Gazës, duke përfshirë edhe Palestine Tower, një ndërtesë 11-katëshe që strehon stacionet radiofonike të Hamasit.

A man walks past a destroyed building and car that are covered in dust and ash

Izraeli mund të nisë një pushtim tokësor, megjithëse kjo do të mbartte rreziqe të mëdha si për trupat e IDF-së ashtu edhe për pengjet izraelitë që mbahen nga Hamasi. Izraeli ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe me karburant në Gaza, gjë që së shpejti mund të prekë objektet mjekësore të cilat tashmë janë të mbipopulluara nga njerëzit e lënduar nga bombardimet.

Sa njerëz janë vrarë dhe plagosur

Të paktën 600 izraelitë u vranë dhe rreth 2000 njerëz po trajtoheshin në spitale – 19 prej tyre në gjendje kritike – sipas raporteve të së dielës. Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe Rripin e Gazës dhe dhjetëra të tjerë janë kapur robër.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha të dielën në mëngjes se të paktën 313 palestinezë ishin vrarë, duke përfshirë 20 fëmijë dhe gati 2000 të plagosur si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në Gaza që nga e shtuna. 7 persona u vranë gjithashtu nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, duke përfshirë një fëmijë, tha ai. Hamasi thuhet se ka marrë peng rreth 100 izraelitë, ushtarë dhe civilë, të gjallë dhe të vdekur.

Pse Hamasi dhe Xhihadi Islamik filluan sulmin?

Arsyet e sakta të sulmit nuk janë të qarta, por ka pasur dhunë në rritje prej muajsh mes ushtarëve dhe kolonëve izraelitë dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor. Kolonët e armatosur kanë sulmuar fshatrat palestineze; militantët në Bregun Perëndimor kanë sulmuar ushtarët dhe kolonët dhe ka pasur bastisje të përsëritura të IDF në qytetet palestineze.

Gjatë javës së kaluar, disa hebrenj janë falur brenda kompleksit të xhamisë al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Zona përreth xhamisë njihet për myslimanët si Haram al-Sharif dhe është vendi i tretë më i shenjtë për Islamin pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Për hebrenjtë, ai njihet si Mali i Tempullit dhe nderohet si vendi i tempullit biblik hebre. Çifutët nuk lejohen të falen brenda kompleksit al-Aksa. Të bësh këtë është shumë provokuese. Hamasi e ka quajtur ofensivën e tij aktuale “Operacioni përmbytja e Al-Aksa”.

Kjo luftë e re vjen pas një bllokade 16-vjeçare të Gazës nga Izraeli dhe Egjipti që pothuajse ka shkatërruar ekonominë e brendshme të rripit dhe ka shkaktuar vështirësi për njerëzit që jetojnë atje. Nacionalistët ekstremë fetarë, të cilët janë pjesë e qeverisë së koalicionit të djathtë të Izraelit kanë bërë thirrje vazhdimisht për aneksimin e territorit palestinez. Ka pasur gjithashtu spekulime se ofensiva mund të ishte inkurajuar nga Irani si një mjet për të penguar lëvizjet e Arabisë Saudite për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Pse sulmi e befasoi Izraelin?

Hamasi duhet ta ketë planifikuar këtë ofensivë për shumë muaj dhe është një mister pse inteligjenca izraelite duket se nuk e kishte idenë se ajo po vinte. Mbikëqyrja e Gazës nga Izraeli është intensive. Ai monitoron aktivitetin, komunikimet dhe jetën e përditshme nëpërmjet pajisjeve të mbikëqyrjes moderne, duke përfshirë dronët që fluturojnë mbi zonë. Ai gjithashtu mbështetet në inteligjencën njerëzore nëpërmjet informatorëve, shumë prej të cilëve shantazhohen ose detyrohen për të ndihmuar Izraelin.

Dështimi i inteligjencës është monumental dhe do të lëkundë besimin e publikut izraelit në aftësinë e qeverisë dhe ushtrisë së tyre për të mbrojtur civilët. “I gjithë Izraeli po pyet veten: “Ku është IDF? Ku është policia? Ku është siguria? “Është një dështim kolosal. Institucionet [e mbrojtjes] thjesht kanë dështuar, me pasoja të mëdha” – tha Eli Maron, ish-kreu i marinës izraelite.

Çfarë shpreson të fitojë Hamasi?

Organizata militante që sundon Rripin e Gazës që nga viti 2007 i ka treguar botës se është një forcë për t’u llogaritur, por është e vështirë të thuhet se si mund të ketë një rezultat pozitiv për Hamasin ose Gazën nga ngjarjet e kësaj fundjave. Izraeli ka të ngjarë të përdorë fuqinë e plotë të tij ushtarake për të shtypur aktivitetin militant, jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Një numër i madh i civilëve palestinezë ka të ngjarë të vriten dhe shtëpitë dhe infrastruktura të shkatërrohen. Marrja e pengjeve do të komplikojë gjithashtu përgjigjen e Izraelit dhe do t’i japë Hamasit një mjet të rëndësishëm negocimi. Gilad Shalit, një ushtar izraelit i mbajtur në Gaza nga Hamasi për 5 vjet, më në fund u lirua në vitin 2011 në këmbim të më shumë se 1000 të burgosurve palestinezë. Nëse Irani është i përfshirë, ai duhet të shpresojë që dhuna të prishë çdo marrëveshje midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

A ka Hamasi mbështetjen e njerëzve të zakonshëm në Gaza?

Shumë njerëz në Gaza thjesht duan të vazhdojnë me jetën e tyre, të lirë nga bllokada dhe luftërat dhe konfliktet e përsëritura. Ata janë të indinjuar me kufizimet e vendosura ndaj tyre dhe frikën që u fusin drejtuesit e Hamasit. Megjithatë, ka të tjerë që janë të shtyrë të marrin armët nga mungesa e shpresës dhe mjerimi që është karakteristik për jetën në Gaza. Ata e shohin veprimin militant si të vetmen mënyrë për të treguar veten dhe për të luftuar për një të ardhme më të mirë. Mbështetja për Hamasin nuk është testuar që nga zgjedhjet e fundit në Gaza në 2006.

Cili ka qenë reagimi ndërkombëtar ndaj ofensivës së Hamasit?

Ka pasur një dënim dërrmues të Hamasit dhe mbështetje për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Joe Biden i tha Netanyahut se SHBA “qëndron me popullin e Izraelit përballë këtyre sulmeve terroriste… Mbështetja e administratës sime për sigurinë e Izraelit është e fortë dhe e palëkundur”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të diskutuar krizën. Ndërkohë, forcat paqeruajtëse të OKB-së janë vendosur përgjatë kufirit Liban – Izrael për të “ruajtur stabilitetin dhe për të ndihmuar në shmangien e përshkallëzimit”.

Qeveria egjiptiane tha se ishte në bisedime me Arabinë Saudite dhe Jordaninë në përpjekje për të gjetur një mënyrë për të zbutur krizën. Egjipti ka qenë shumë i përfshirë në ndërmjetësimin e armëpushimeve në të kaluarën. ©The Guardian, LAPSI.al



9 Comments

  1. Dora e muzhikut putin nëpërmjet iranit e sirisë, por me popujt dele që kanë po vetshkatërohen se nuk kanë e as nuk do të kenë kapacitete ekonomike e ushtarake për tu përballë me forcat demokratike, ashtu si po vetshkatërohet rusia, etj etj

  2. Nuk na sqarove dicka ne kete “sqarimin” tend o gazetar.
    Keto toka, si Ripi i Gazes, Bregu Perendimor etj, kujt shteti i perkasin juridikisht, Izraelit apo Palestines?
    Keta “kolonet” cfare jane? Kolone brenda kufinjve te njohur nga OKB si teritor i Izraelit apo kolone ne tokat e pushtuara nga Izraeli?
    Me la pa fjale ai komenti ku thuhej per ushtrite demokratike qe do te fitojne. Per ke ushtri e ka fjalen valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *