• |
ide | kryesore

E goditën me dru në kokë/ Zbardhet motivi i sherrit në Korçë, 14 vjeçari në luftë me jetën

Lajme, Të fundit



Zbardhet motivi i sherrit midis të miturve në Korçë, ku burime nga policia bëjnë me dije se 1 ditë para ngjarjes së djeshme, ka patur një tjetër konflikt mes të njëjtëve persona.

Sipas të dhënave, dy janë minorenët që janë grindur nëpërmjet telefonit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë shoqëria e tyre. Konflikti i parë nuk ka degraduar në përdorim të mjeteve të forta, por ka qenë konflikt fizik pa dëmtime. Ndërsa, një ditë më pas, pikërisht minoreni i “goditur” në konfliktin e parë, ka marrë shoqërinë e tij dhe ka shkuar për të goditur palën tjetër.

Sa i përket të plagosurit 14 vjeçar i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ajo çka thuhet nga policia është se minoreni nuk ka asnjë lidhje me dy të tjerët që kanë patur konfliktin mes tyre. Ai ka shkuar me pjesën tjetër të grupit shoqëror, pa patur drejtpërdrejt lidhje me personat kryesore të këtij konflikti.

Ende nuk ka të ndaluar apo arrestuar mbi ngjarjen, dhjetëra të shoqëruar ndodhen në komisariat ndërsa pritet në vijim vendimi që do të merret nga prokuroria dhe policia.



3 Comments

  1. Cfare brezash po rrisim. Trafikante, te droguar, te dhunshem, imorale … mire shtetit se dihet qe rilindjes jo vetem qe nuk i behet vone, por i promovon keto, po familje a kane keta? Prinder? A e kuptojne se keta vrases nje dite do kthehen edhe kunder tyre per nje doze droge apo edhe thjesht per nje fjale? Ku ju con mushka o popull

  2. Nuk pati i shkreti fatin e vellezerve Maja qe u dhunuan nga Rrahja-t ne fushekruje qe ngelen gjysem gjalle !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *