• |
ide | kryesore

Izraeli Jugor zgjohet nën kaosin e bombardimeve të Hamasit, rëndohet bilanci i viktimave

Lajme, Të fundit



Dy ditë pas nisjes së sulmit masiv të Hamasit, Izraeli Jugor sot është zgjuar nën kaos, ndërsa bombardimet që kanë nisur prej fundjavës kanë mbetur konstante.

Më shumë se 1,100 njerëz janë vrarë në Izrael dhe Gaza që nga dita e shtunë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Sulmet ajrore të Izraelit që erdhën si kundërpërgjigje kanë zhvendosur 123 mijë palestinezë në Gaza dhe afro 74 mijë po kërkojnë strehim në shkollat e rajonit, sipas OKB.

Spitalet në Gaza janë tejmbushur dhe po përballen me ndërprerjet e energjisë elektrike. OKB ka deklaruar se burimi i fundit i energjisë i Gazës, i vetmi termocentral i saj, mund të përballet me mbarimin e karburantit brenda disa ditësh.

SHBA ka afruar aeroplanmbajtësen e saj më afër Izraelit dhe ka thënë se do të dërgojë më shumë armë, një lëvizje e cilësuar si “agresion” nga Hamasi.

Zyrtarët amerikanë presin që Izraeli të nisë një kundërsulm tokësor në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme.

Sakaq, tensionet në rajon u reflektuan edhe në bursën botërore, pasi çmimet e naftës u rritën me hapjen e tregut sot, për shkak të shqetësimeve se ngjarjet e fundit mund të ulin prodhimin në Lindjen e Mesme.



2 Comments

  1. Pyes e nuk marr asnje pergjigje.
    Keto toka jane brenda Izraelit te njohur nga OKB-ja apo jane teritore te aneksuara me force dhe te kolonizuara?
    Te kuptojme kush eshte pushtuesi e kush pushtuesi, kujt i limd e drejta te vetembrohet.
    Po qe puna per metodat dhe moralin e sulmeve, te dyja palet njesoj jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *