• |
ide | kryesore

Operacioni i dështuar i policisë, arreston vetëm shefin e komisariatit dhe sekuestron 23 kg kanabis, shpëtojnë krerët e grupit kriminal

Arkiva, Lajme, Të fundit



Atë që Policia e Shtetit e cilëson si “megaoperacion”, në fakt është një operacion tjetër i dështuar i saj, që ka përfunduar vetëm me arrestimin e shefit të komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta. Ndërkohë 3 personazhe të tjerë që konsiderohen edhe si koka e grupit kriminal nuk janë arrestuar. Sasia e kapur e drogës është vetëm 23 kg kanabis.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se Gjykata e Posacme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo, Dritan Metaj. Sot policia ka ekzekutuar masën për shefin e komisariatit Laç, ndërsa tre shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. “Po punohet për kapjen e tyre, pasi nga verifikimet rezulton se këta persona janë territorit të Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera”, tha Rrumbullaku.



5 Comments

  1. Se ku e pate deshtimin ju me 15 urdher arreste…
    1 shef komisariati eshte baraz me 10
    Lexojeni dhe njehere komunikaten e policise

    1. E kishin ndjekur nga afer operacionin konviktoret e lapsit. Gjys panine cerek qofte me vete e kishin vajtur ne terren. Po kto jane estrade o burr i sajojne lajmet vet ca i merr seriozisht

  2. Kane kapur nje nga policet me fakir fukara qe ka policia e shtetit. Eshte operacion qesharak, shpetojne trafikantet dhe per zhurmues arrestojne nje polic te ndershem qe nuk eshte pjese e klaneve mafjoze ne polici. Turp te keni qesharake.

  3. Basha ‘fshiu’ nga lista e aktorëve politikë pikërisht Sali Berishën, njeriun e shquar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me “bijtë e terrorit”, deri duke e kthyer vendin në poligon për stërvitjen radikalëve islamikë të Al Kaedës dhe u bë ‘mikpritës’ i vetë Osama Bin Laden. Pra Berisha në krye të PD dhe opozitës do ishte një Hamas, Fatah, Hesbullah dhe Xhihad bashkë, në këtë situatë. Do na kishte marrë erzin para botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *