• |
ide | kryesore

Beleri sulmon Goron nga qelia: S’la njeri pa bërë pronar në Himarë

Arkiva
Beleri



Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka slumuar paraardhësin tij në këtë detyrë Gjergji Goro për abuzime me titujt e pronësisë.

“Të kesh lindur dhe jetuar ku të duash, në Gramsh, në Tiranë ose Vermosh, boll të jesh “mik” me Gjergji Goron dhe ti mrekullisht mund të blesh një AMTP në Himarë, në vendin ku e zgjedh vetë, pavarësisht se është pyll, kullotë, shkëmb apo tokë pranë detit. Në bazë të pozicionit vendoset edhe çmimi” – shkruan Beleri në një koment në Facebook që jep edhe shembuj, por pa emra.

“Rezulton pronar i një pylli 7000 metra katrorë në mes të Himarës një banor i Gramshit. Pronar me prona të konfiskuara në mes të Porto Palermos një ish-gjyqtar. Pronar me dokumente të falsifikuara rishtaz dhe një polic i famshëm, teksa gjithashtu me AMTP dhe një gazetar i madh e “parimor” bashkëqytetari ynë” – thotë Beleri.

“Çdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë. Unë personalisht do vazhdoj të denoncoj dhe të depozitoj kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve!” – shkruan Beleri që thotë se është “i burgosur i pushtetit që nuk donte dhe nuk do që këto vjedhje dhe zhvatje të pronave të himariotëve të identifikoheshin!”

Beleri thotë se ndaj tij po zhvillohen procese gjyqësorë farse e të montuar. Ai u arrestua në 12 maj, 2 ditë para zgjedhjeve i akuzuar për blerje votash. Të enjten nis gjyqi ndaj tij. ©LAPSI.alw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *