• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Ky është autori i grabitjes në rrugën “Myslym Shyri”

Arkiva, Lajme, Të fundit
grabitjes



Janë publikuar disa foto të autorit të grabitjes së një shume parash në një biznes në rrugën “Myslym Shyri” në afërsi të qendrës së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20.35. Në foto duket autori, një person në moshë të re që ka hyrë brenda një dyqani të tregtimit të celularëve dhe ka kërcënuar shitësen me një send që dyshohet se ka qenë pistoletë.

Sipas të njëjtave burime dyshohet se ai ka mundur të marrë rreth 300 mijë lekë të vjetra të xhiros ditore. Autori mbante të veshur një bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhins ndërsa në kokë kishte një kapele të zezë. Më pas ai u arratis dhe është shpallur në kërkim nga policia. Një grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes. ©LAPSI.al

Grabiti dyqanin e një kompanie telefonike në 'Myslym Shyr', dalin fotot e autorit foto galeri

FOTO/ Grabitet nën kërcënimin e armës dyqani i kompanisë celulare në Tiranë, autori i maskuar me kapele merr xhiron ditore dhe arratiset



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *