• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë një i ri në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit
Plagoset me thikë një i ri në Elbasan



Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një 27-vjeçar dhe një 17-vjeçar janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobta. Gjatë sherrit 17-vjeçari ka qelluar me thikë 27-vjeçarin që është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia ka mundur që të arrestojë autorin pas ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Dëmtoi me mjet prerës, një 27-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *