• |
ide | kryesore

Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Lajme, Të fundit



Ashtu sic kishin paralajmëruar, studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Studentët e mjekësisë kanë nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit. Prej më shumë se një jave kanë bojkotuar mësimin, teksa i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga ky vendim.

Rikujtojme se sipas vendimit, studentët që nisin këtë vit studimet, duhet të qëndrojnë për 5 vite ne vend. Studentët e Mjekësisë nga viti i dytë deri në të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.



3 Comments

  1. Te gjithe qe jane pro protestave te studenteve jane berishiste, armiq te qeverise dhe liderit tone te pagabueshem Edi Rama.
    Te skedohen dhe te denohen per shpifje dhe veprimtari antiqeveritare.

  2. Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen Non-Grata, veç të tjerash, specifikon se “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe ALEATËT POLITIKË NË KURRIZ TË HETIMEVE TË PAVARURA”.

    Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës, duke goditur Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare, është mëse e kuptuar arsyeja e vërtetë e këtyre sulmeve.Te shkojne te pijne kafe te blloku keta shpellkare studente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *