• |
ide | kryesore

Vrasja e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit, dënohet me burg përjetë Xhuljano Hoxha

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuljano Hoxhën. Po ashtu ka dhënë dhe dënimin me 17 vite burg për Euglent Halilin. Këta dy poersona janë dënuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Vrasja e këtyre dy personave ka ndodhur më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *