• |
ide | kryesore

I zhdukur prej disa ditësh, i riu gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit

Arkiva, Lajme, Të fundit
I zhdukur prej disa ditësh, i riu gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit



Një i ri është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune te diga e liqenit të Paskuqanit, dyshohet i vetëmbytur.

Policia bën me dije se i riu, me iniciale, Server B., 20 vjeç, me banim ne Paskuqan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ,materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *