• |
ide | kryesore

Matematika/ Si kualifikohemi? Çfarë rezultati na duhet kundër Çekisë

Arkiva, Lajme, Sport
kombetarja ceki



Në vigjilje të ndeshjes së kësaj të enjte kundër Çekisë, trajneri i kombëtares, Silvinjho, ka dashur të ulë presionin ndaj lojatërë të vet duke deklaruar se sfida që do të luhet sot në Arena Kombëtare nuk është një ndeshje decizive. Qëndrimi i trajnerit bëhet pas entuziazmit dhe euforisë që ka kapur publikun pas fitores me Poloninë, përsëritja e së cilës edhe këtë mbrëmje  do të na siguronte pjesëmarrjen ne evropianin e Gjermanisë.

Përkundër kujdesit të Silvinjos entuziazmi nuk është fare pa baza. 

Pas fitores me Poloninë faqja ndërkombëtare “We Global Football”, e cila skedon shanset dhe parashikimet kualifikuese të EURO 2024 pas ndeshjes të së dielës, përllogariste se me 90.52 për qind kombëtarja kuqezi do të udhëtojë për në Berlin.

Madje, WGF-ja e vendoste Shqipërinë edhe mbi Republikën Çeke (87.40 për qind) pas fitores bindëse ndaj ekipit polak.

Moldavia, edhe pse ka pikë të barabarta me Çekinë, kuotohet me 0.60 për qind shanse për t’u kualifikuar pasi ka në vijim përballjet më të vështira.

Lexo me tej:

Andi Bushati:A është “mirë me qen shqiptar”, vetëm në stadium?  

Sipas të njëjtit burim, moldavët kanë në disfavor faktin se a kanë dy ndeshjet të vështira jashtë  me Poloninë dhe Republikën Çeke, pa harruar ndeshjen në shtëpi kundër nesh.

Kombëtarja jonë kryeson grupin E nderkohë që i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të siguruar një nga dy vendet e para që të çojnë në Gjermani 2024. 

Po cilat rezultatre na e sigurojnë këtë objektiv? A na duhet patjetër fitorja me Çekinë dhe a na i djeg shancet një humbje sot?

Video e golave të fitores: Shqipëria drejt “Gjermani 2024”;

Lapsi.al ka përllogaritur shancet që kemi për kualifikim në ndeshjet qe kanë mbetur. Ka një sërë kombinimesh rezultatesh që të çojnë drejt këtij objektivi, por ka që tani një “kuotë  sigurie” që garanton praninë në Evropian ku dalin automatikisht dy fitueset.

Matematikisht, nëse Shqipëria siguron 5 pikë në tre ndeshjet e mbetura me Çekine dhe ishujt Faroe në Tiranë dhe me Moldavinë jashtë (shiko tabelat poshtë), do të ketë të sigurt biletën për në Gjermani, pasi do të bëhej një nga dy skuadrat e para në grup. Ndeshja më e vështirë mendohet të jetë kjo kundër Çekisë sonte në Tiranë. Ndërkohe që Polonia do rikuperojë pikë pasi luan po sot kundër ishujve Faroe. Në datë 15, Shqipëria është pushim dhe kundërshtarët direktë kanë mundësi për të shtuar pikë. Në 17 nëntor ne kemi një ndeshje të vështirë në Kishinau të Moldavisë, por ama, nga ana tjetër, Polonia dhe Çekia do të luftojnë kundër njëra tjetrës në Varshavë.

“Një fitore për gjithë Shqipërinë”: Sylvinho ekzaltohet, ka edhe tre finale por pret Brojën 

Duke llogaritur që 2 nga 3 ndeshjet e kuqezinjve janë në “Air Albania”, objektivi i 5 pikëve bëhet mëse i arritshëm. Por ndonëse rrezikojmë më shumë duke humbur sot duke marrë vetëm 4 pikë, pra një barazim në Moldavi dhe fitore ketu me ishujt faroe, prapë kemi mundësi të kualifikohemi. Në një rast ekstrem, Shqipëria mund të kualifikohet si e dyta në grup edhe nëse i humbet minimalisht të dy ndeshjet dhe fiton në Tiranë ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe. Prandaj dhe shancet tona janë më të mëdha se kurrë. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria duhet të humbë kundër Çekisë, por se ajo mund të luajë lirshëm sot pasi kjo sfidë nuk i qëndron mbi krye si shpata e Demokleut.

©Lapsi.al

Klasifikimi aktual dhe ndeshjet e mbetura

Ne 12 dhe 15 tetor

Ne 17 dhe 20 nentor



5 Comments

  1. nuk duhet te humbim me moldavine ne ndeshjen direkt dhe te shpresojme qe polonia te humbasi pike me cekine, perndryshe dy fitore me moldavine dhe ishujt faroe na kualifikojne si vendi i dyte edhe nese humbim me cekine

  2. Shqiptaria sot humbet 3-1 dhe i thot europianit kismet heren tjeter,me kete fryme idiote qe ka tirona sot kute gjithe bejne si patriote me byth perpjete

  3. Pu pu pu… ka dale gjithe katnaria rrugeve te Bllokit duke bo si patriote te zjarrte per nje top qe futet ne port! Ne balle e kane te shkrujtme qe jane nga lindja e mesme, por behen me shqiptsee se Skenderbeu!

    Na e shpajfen! Mishi puckuriza!

    Nejse, suksese kombetares. Uroj te kualifikohemi qe sot ne menyre qe ato dy ndeshjet e tjera t’i kemi per eksperimentime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *