• |
ide | kryesore

Sylvinho flet pas humbjes: Ju them ku gabuam, por goli i parë duhej anuluar

Arkiva, Sport
sylvinho



Trajneri i kombëtares Sylvinho, ka folur pas humbjes 3-0 me Kilin.

“Goditje e hidhur? Jam dakord. Futbolli kështu është. Fiton dhe humbet. Ne kemi fituar 3-0 me Çekinë, por e kemi merituar. Nuk mund të dilte ajo 3-3. Jam shumë i mërzitur sidomos me golin e dytë dhe të tretë. 3 gola ishin tepër, duhet të përmirësohemi, sepse kemi një kompeticion shumë të rëndësishëm përpara.  

Futbollistët tanë e dinë ku gabuan. Nuk ka nevojë t’ju them unë. Ata e dinë që këto nuk i konsideroj miqësore dhe luajmë kundër dy skuadrave të forta. Kili është shumë i fortë dhe Suedia gjithashtu. Janë skuadra që luajnë në kometicione madhore. Ishin 25 minuta që në nuk bëmë lojën tonë. Na mungoi intensiteti dhe nuk bënë lojën tonë. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtën intesitet dhe nuk duhet ta humbasim atë karakteristikë.  

Sipas meje duhet të rishohim ndeshjen me qetësi nesër, goli duhej anuluar sepse ishte i parregullt. Goli ishte për të anuluar në qoftë se do të ishte VAR-i, kishte prekje me dorë. 25 minutat e para nuk kishte ritëm dhe më pas nuk pati intensitet. Edhe 10 minutat e fundit nuk më pëlqyen sepse 3 gola janë shumë – tha trajneri Sylvinho pas ndeshjes. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *