• |
ide | kryesore

Pas humbjes/ Manaj rrefen rastin e humbur, Ramadani: Kili na surprizoi

Arkiva, Sport
ramadani



Futbollisti i Kombëtares Ylber Ramadani ka folur pas humbjes 3-0 me Kilin.

“Normalisht që 3 gola janë shumë, por ne do të bëjmë çdo gjë që të mos marrim shumë gola. Nxhjerrim shumë pnmësime nga kjo ndeshje. Kili ishte njës kuadër me nivel të lartë dhe akoma më e vështirë do të jketë në europian. Tifozët na mbështetën, por ne do të përpiqemi të bjmë më mirë. Goli i parë erdhi shumë shpejt dhe na u duk që ishte i parregullt.

Ishim pak si me frikë në fillim. Deri në minutën e 70-të patëm një ndeshje jo të keqe, por u ndëshkuam sërish. Pastaj edhe goli i tretë që vulosi gjithçka. Është e vërtetë që kjo ndeshje na bëri të nxjerrim disa mësime. Arbitri më ndëshkoi shumë shpejt dhe më bëri të dal nga loja. Trajneri më tha se nuk duhet të rrezikoja më dhe më nxori nga loja” – tha Ramadani për Tv Klan.

Ndërsa Rei Manaj ka dhënë një tjetër mendim.

“Golat në Turqi vlejnë deri në një farë pike. Ta lëmë pas euforinë e kualifikimeve. Në europian do gjesh ekipe si Kili dhe më të forta ndaj duhet punuar më shumë. Kili nuk është një skuadër e vogël. Ka emra të fortë. Nuk mund të them që është ekip surprizë. Ekipi është shumë profesionist. Ishte një miqësore, por na duhej një ndeshje tjetër. Rasti i humbur? Iu shmanga mbrojtësit, por nuk munda dot ta arrij topin” – tha Manaj.    

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *