• |
ide | kryesore

Kili dy herë kampion i Amerikës, Ramadani gjen alibinë e turpshme: “E kishim marrë lehtë”

F1, Sport, Video
Ramadani



“Ne jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Loja me Kilin na shërbeu që të kthehemi me këmbë në tokë, të mendojmë më seriozisht se këto ndeshje janë si të Europianit në të ardhmen”. Ylber Ramadani mundohet të tregojë se leksioni i ka shërbyer për mësim kombëtares, në vigjilje të miqësores me Suedinë. 0-3 e pësuar nga Kili, me një diktat total në fushë, ka nxjerrë zbuluar një skuadër me limite, që deri tani i kishte fshehur në mënyrën më të mirë. “Shpërqendrim lista për Europianin? Këto zgjedhje i bën trajneri, ne duhet të luajmë, t’i tregojmë trajnerit që duam të jemi. Nuk mendoj se është ajo, por të bëjmë maksimumin që trajneri të na marrë pastaj”.

Duke u kthyer te sfida me Kilin, kuptohet qartë se kombëtarja e teknikut Sylvinho është gjetur e papërgatitur, madje mendjemadhe. E konfirmojnë fjalët e mesfushorit të Lecce Ramadani, që megjithatë zgjedh alibinë e gabuar: “Duhet të ndryshojmë qasjen, futemi nga minuta e parë seriozisht, të mos e marrim të lehtë ndeshjen. Suedia është shumë e fortë, ne do të futemi që të bëjmë një ndeshje shumë serioze – tha ai. – Normalisht unë e thashë edhe me herët ndeshja me Kilin ndoshta edhe 15 minutat e para e morën pak lehtë po nesër duhet ta fillojmë nga minuta e parë dhe ta marrim seriozisht”.

Lexo më tejBroja flet pas humbjes: Mezi e prisja kombëtaren

Marrja lehtë e një skuadre që ka fituar dy herë Kupën e Amerikës dhe ka lojtarë si Sanchez, Isla apo Diaz tregon se ndoshta nga lojtarët e kombëtares askush nuk e dinte me kë po luante.

PËRSE SUEDIA?

Një shpjegim edhe për zgjedhjet e teknikut Sylvinho për dy kundërshtarët e marsit, por që nuk justifikon formën e dobët të kuqezinjve, në daljen e parë kundër amerikano jugorëve: “Normalisht trajneri i ka zgjedhur këto dy ndeshje për t’i luajtur që të na përgatisin për Europian. Suedia është një ekip i mirë dhe fizik, do të futemi nesër sepse edhe ne kemi ekip të mirë, dhe do të bëjmë lojën tonë”.

https://www.youtube.com/watch?v=m8ebbSUKiic



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *