• |
ide | kryesore

Polonia një pikë me Moldavinë, asist Shqipërisë: vendi i parë mund të ruhet edhe me një humbje në ‘Zimbru’

-Instant, F1, Sport, Video
Zimbru



Me Shqipërinë që pret tashmë dy ndeshjet e fundit në nëntor, kuqezinjtë kanë qenë direkt të interesuar të ndeshjeve të tjera të grupit E kualifikues. Republika Çeke u ngrit në këmbë pas shembjes në Arena Kombëtare, duke mundur 1-0 Ishujt Faroe. Goli me penallti i Soucek i sjell çekët në kuotën e 11 pikëve, -2 nga Shqipëria. Më e rëndësishme për Sylvinho e të tjerët ishte përballja mes Polinisë e Moldavisë. 1-1 që është një asist për Shqipërinë që mund të ruajë vendin e parë edhe me një humbje në Zimbru me moldavët.

Me 9 pikë, Moldavia do të luajë në shtëpi me Shqipërinë në 17 nëntor. Kuqezinjtë me 13 pikë mund të ruajnë vendin e parë, në rast se Polonia dhe Republika Çeke do të barazojnë në Varshavë. E njëjta situatë do të përsëritej edhe në rast se fitojnë polakët, duke qenë nën kuqezinjtë me golavarazh në ndeshjet direkte. Sidoqoftë Shqipërisë do t’i duhet të paktën një pikë në dy ndeshjet e fundit për kualifikimin në Euro 2024 për tu kualifikuar.

NDESHJET E TJERA

Spanja mposht Norvegjinë dhe siguron kualifikimin për në Euro2024. Goli i Gavi vendosi ndeshjen dhe kualifikoi iberikët dhe Skocinë në grupet e kompeticionit. Buzëqesh edhe Turqia e teknikut Montella, e cila falë fitores 4-0 ndaj Letonisë, kalon në grupin e Uellsit dhe Kroacisë, tashmë të bashkuar me 10 pikë pas 2-1 të shënuar nga Wilson. Gol dhe asist për Kvaratskhelia në 4-0 e Gjoergjisë ndaj Qipros. Ndërsa barazuan Zvicra (nga 1-3 në 3-3 në fund kundër Bjellorusisë) dhe Polonia në Zimbru me Moldavinë.

REZULTATET E MBRËMJES

Euro 2024 Qualification: Group A
Georgia 4-0 Cyprus
Norway 0-1 Spain
Euro 2024 Qualification: Group D
Turkiye 4-0 Latvia
Wales 2-1 Croatia
Euro 2024 Qualification: Group E
Czech Republic 1-0 Faroe Islands
Poland 1-1 Moldova
Euro 2024 Qualification: Group I
Switzerland 3-3 Belarus
E shtyrw Kosovo – Israel
Romania 4-0 Andorra



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *