• |
ide | kryesore

Biden: Pushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte një gabim i madh

Lajme, Planet



Presidenti i SHBA-s, Joe Biden, së fundmi në një intervistë është shprehur se pushtimi i Gazës nga ushtria izraelite do të ishte “një gabim i madh”. Ai e deklaroi këtë në televizionin CBS, duke shtuar se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë palestinezët. Biden përsëriti edhe një herë se Hamasi duhet të eliminohet plotësisht.

“Unë besoj se shteti hebre e kupton se një pjesë e konsiderueshme e popullit palestinez nuk ndan pikëpamjet e Hamasit dhe Hezbollahut,” shtoi ai.

Po ashtu, Biden tha se “nuk ka asnjë provë” të përfshirjes së Iranit në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke konfirmuar atë që zyrtarët amerikanë thanë javën e kaluar.



3 Comments

  1. Ekuilibri i forcave ka ndryshuar, nqse Kina nuk jep ok atehere Izrael – SHBA nuk sulmojne dot Palestinen, sepse situata u kthehet kunder me bashkim te botes arabe + Rusi / Kine / Kore e Veriut! Izraeli duhet te marri pengjet pas, te liroje te burgosurit dhe t’i lere lojrat e forces qe nuk e ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *