• |
ide | kryesore

Panairi i edukimit jashtë vendi hap dyert në Tiranë dhe Korcë

Lajme



Panairi me i madh i edukimit jashtë vendit hap dyert në Shqipëri dhe pikërisht në Tiranë dhe në Korçë në datat 21 dhe 22 tetor 2023. Ky Panair Edukimi është një dritare e madhe për nxënësit shqiptarë  të cilët aspirojnë të kryejnë studimet e mesme ose të larta, të përgjithshme ose profesionale jashtë ShqipërisKy është viti i 13të që një panair kaq i rëndësishëm organizohet në vendin tonë nga Integral Educational Programs, një organizatë shumë e rëndësishme që vepron në rajon dhe më gjerë dhe që ka në fokusin e saj studimet jashtë vendit kryesisht në BE, SHBA apo Mbretërinë e Bashkuar të të rinjve të Ballkanit.

 

Në Shqipëri Integral Albania ka filluar aktivitetin e saj rreth vitit 2013 duke qenë ndihmë dhe asistencë për shumë maturantë në vite, por edhe nxënës të shkollave të mesme për të zgjedhur drejtimin e tyre të studimeve jashtë vendit.

Panairi i Edukimit (WEF ose World Education Fair) që mbahet në ditët e fundit të tetorit në Tiranë dhe në Korçë sjell emrat e institucioneve arsimore më të mëdhenj dhe më prestigjiozë që listohen në krye të renditjes botërore të arsimit. Nga Westbourn school apo Abbey DLD, të cilat janë shkolla të mesme shumë të suksesshme në Britaninë e madhe e për të vazhduar me Universitete britanike si University of Northampton, University of Essex, Middlesex University, Kaplan International Pathways, David Game College Group.  etj, etj. Informacion te cilin e gjeni të plotë në fund të këtij artikulli. Mjafton të përmendim shtetet që do të jenë prezentë me stendat dhe stafin e tyre si Austria, Zvicra, Italia, Kanadaja, SHBA, Hollanda, Bullgaria dhe Azerbajxhani, apo Mbretëria e Bashkuar e përmendur më lart.

Të gjitha shtete për të cilat ka një interes të jashtëzakonshëm nga të rinjtë dhe prindërit shqiptarë.

Përgatitjet për studime jashtë, fillojnë tashmë që në moshën 12 vjeçare madje dhe më herët me mësimin e një apo më shumë gjuhe të huaj dhe jo vetëm me mësime dhe kurse private në Shqipëri por duke zgjedhur kampet verore apo shkollat e mesme jashtë shtetit,  të cilat nuk ofrojnë vetëm argëtim apo njohuri shkencore bazë, por mbi të gjitha mësime gjuhe, shkëmbime kulturore, ofrojnë eksperiencën e parë të të jetuarit larg familjes, përgatisin fëmijët për hapin e parë të madh në jetë. Ndihmojnë në ndërtimin e botëkuptimit të tij, të të parit më qartë të synimeve në jetë. Mbi të gjitha për të përzgjedhur drejt degën e studimeve dhe shtetin e universitetin e të ardhmes së tyre.

WEF panairi i arsimit në Shqipëri ofron një përzgjedhje të gjerë por mbi të gjitha cilësore të kampeve verore dhe shkollave të mesme. Aktualisht ato janë nga më të mirat në botë.

Të njëjtat fjalë mund të themi edhe për Universitet prezentë, duke shtuar me kujdes faktin se një diplomë e huaj është kthyer në një domosdoshmëri kur dikush aplikon për punë në Shqipëri. Një diplomë e huaj shihet me aprovim dhe admirim nga punëdhënësi si shenjë kuraje, fleksibiliteti, mendje të hapur e thyes të mentaliteteve të një të riu apo të reje që ka studiuar vite larg familjes, e duke ia dalë vetë sfidave të jetës.

 

Dhe sot më shumë se kurrë, është e nevojshme një arsim i huaj. Të mos harrojmë se numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj shtohet çdo vit. Shqipëria është kthyer në një destinacion të dëshiruar pushimesh, turizmi mjekësor apo edhe zhvillimi të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.

Kush më mirë se kontingjenti i studentëve të rinj mund të përballojë këto ndryshime të mëdha që po pëson vendi ynë. Në panair nxënësit dhe prindërit e interesuar mund të kontaktojnë me shkollat më të mira të hoteleri-turizmit në botë, disa prej tyre renditen në 10-shen më të mirë në këtë sektor në botë

César Ritz Colleges, Hotel Institute Montreux , SHMS – Swiss Hotel Management School , Culinary Arts Academy Switzerland– all part of Swiss Education Group.

Përveç turizmit, degë studimesh shumë të dëshiruara janë ato për IT, Mjekësi, Financë etj. Por në Panair apo edhe pranë zyrave të Integral Educational Programs, maturantët mund të marrin ndihmë reale dhe falas për të gjetur drejtimin që do marrin në jetë. Shpesh konfuzë për shkak të moshës ata nuk arrijnë dot të zgjedhin degën e duhur sipas talenteve të tyre apo edhe Universitetin dhe Shtetin sipas buxhetit të familjes.

Panairi ofron një asistencë të bollshme në këtë drejtim së bashku me një informacion shumë te detajuar të bursave të studimit që ofrohen në Art, Sport apo për të rinjtë me rezultate shumë të mira.

Çdo nxënës shqiptar ka mundësi të studiojë jashtë vendit nëse ka informacionin e duhur dhe pavarësisht nga buxheti familjar.Për shembull, universiteti Bishop ofron dy lloje bursash, Corvinus University ofron bursë 100% për kostot e studimit dhe jetesës, AUBG ofron bursa të shumta për studentët shqiptarë. Bursa studimi ofrojnë edhe Universiteti i Essex-it, Northampton, Middlesex , etj.

Ne tek Integral Educational Programs besojmë se arsimi iu përket të gjithëve. Mjafton të kesh ambicien dhe dëshirën, mbështetjen e prindërve dhe ëndrra e diplomimit do të bëhet realitet, shprehet drejtori ekzekutiv Zvetlan Danev.

Vizitoni eventet tek Hotel Rogner Tiranë ne datë 21 tetor nga ora 11.00-17.00 dhe në datën 22 tetor në qytetin e Korçës tek Grand Hotel Palace Korçë nga ora 16.00-19.00 për të mësuar më shumë për të gjitha mundësitë për studime të një niveli të lartë profesional që iu shtrojnë rrugën drejt një punësimi dinjitoz dhe karriere të sukseshme.

PJESËMARRËSIT NË PANAIR

 

SHKOLLA TË MESME                     UNIVERSITETE                          KAMPE VERORE

 

Britani e Madhe Zvicër
Westbourne School Swiss Education Group
Abbey DLD Group Swiss Hotel Management School
University of Northampton César Ritz Colleges (Swiss Education Group)
University of Essex Hotel Institute Montreux
Middlesex University Hungari
Kaplan International Pathways University of Pecs
David Game College Group Corvinus University of Budapest
City, University of London Hollandë
The University of Birmingham The Hague University of Applied Sciences
Academic Summer            Itali
Queen Mary, University of London Universita Cattolica del Sacro Cuore
University of Brighton Kanada
University of Roehampton
Austri Bishop’s University
Carinthia University of Applied Sciences University of Victoria Canada
Danube International School Vienna
University of Applied Sciences Upper Austria USA
                                              Bullgari Arizona State University
American University in Bulgaria Simmons University
                                          Azerbaxhan Pace University
Azerbaijan State University of Economics University of Connecticut

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *