• |
ide | kryesore

Kush qëlloi mbi spitalin në Gaza?/ Misteri i kraterit dhe përgjimi i izraelitëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
gaza



Mbrëmjen e së martës së 17 tetorit, një raketë goditi spitalin Al-Ahli al-Arabi në Gaza duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi objektin. Qindra njerëz vdiqën nga bombardimet në spital. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë së Rripit të Gazës, e udhëhequr nga Hamasi, viktimat janë 471 persona dhe 314 të plagosur. Shifra përfundimtare mund të rritet.

Kush e lëshoi raketën?

Sipas Hamasit, shpërthimi u shkaktua nga bombardimet izraelite. “Masakra e spitalit është një pikë e re kthese” – tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, sipas të cilit “Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësinë për sulmin për shkak të mbështetjes që i japin agresionit izraelit”.

Në krahun tjetër ushtria izraelite e ka mohuar fuqishëm se ka kryer ndonjë sulm ndaj spitalit. Përgënjeshtrimi i parë erdhi të martën në mbrëmje: “Nga analiza e sistemeve në zotërim të ushtrisë sonë, një breshëri raketash armike u lëshua kundër Izraelit dhe kaluan pranë spitalit pikërisht kur ai u godit”, – shkroi ushtria izraelite në një njoftim që u përhap në rrjetet sociale. “Sipas informacioneve të inteligjencës, Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar që goditi spitalin” – thuhej më tej.

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes, zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari shpjegoi pozicionin e Izraelit me imazhe dhe video. “Para së gjithash, struktura e spitalit është në këmbë dhe nuk ka dëmtime strukturore dhe nuk ka krater. Kjo do të thotë se dëmi nuk është shkaktuar nga një sulm ajror”. Sipas Hagarit, Hamasi me vetëdije hodhi raketa me një trajektore që kaloi mbi spitalin.

desc img

Gjatë natës, ushtria izraelite postoi edhe një video ku mund të shihet në errësirë një transportues i cili më pas shpërthen mbi qiellin e Gazës, i ndjekur së shpejti nga një shpërthim në tokë. “Kontrollojeni me kujdes përpara se të akuzoni Izraelin”, – thuhet në postim. Ushtria izraelite sqaroi më vonë se ajo ishte një sekuencë e transmetuar nga transmetuesi pan-arab Al Jazeera, me qendër në Katar.

Përgjimi

Ministria e Jashtme izraelite më pas publikoi një audio-përgjim sipas të cilit sulmi u krye nga Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit.


Pamjet e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare mëngjesin e 18 tetorit treguan strukturat spitalore pas shpërthimit të mbrëmjes së së martës. Krateri i shpërthimit duket të jetë i cekët, një nga pikat e theksuara nga pala izraelite për të përjashtuar përgjegjësinë për sulmin.

desc img

Në të tjera foto dhe video, të publikuara nga agjencitë ndërkombëtare, tregohet gjithashtu se si strukturat e spitalit duket se janë dëmtuar, por nuk janë shkatërruar. Disa makina në parkingun e spitalit janë djegur nga flakët. 
desc img

desc img desc img

Një video e publikuar nga agjencia ruse Tass, e kontrolluar nga Kremlini, tregonte një video me pamje nga brenda spitalit.


Fotot dhe videot e para që mbërritën nga spitali treguan skena të tmerrshme. Me qindra trupa të shtrirë në tokë, të ndriçuar nga pishtarët në natën e errët të Rripit të Gazës, i cila ka ditë të tëra pa energji elektrike. Izraeli filloi një “rrethim total” në Gaza pasi Hamasi nisi një sulm në tokën izraelite më 7 tetor, në të cilin 1400 njerëz u vranë dhe 200 të tjerë u rrëmbyen.

desc img

Reagimet

Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmood Abbas, shpalli zi kombëtare 3-ditore, duke folur për “gjenocid” dhe një “katastrofë humanitare”. Abbas anuloi gjithashtu takimin e planifikuar për të mërkurën, me presidentin e SHBA, Joe Biden i cili vizitoi Izraelin dhe Jordaninë. Qindra palestinezë protestuan kundër Abasit në Bregun Perëndimor të martën në mbrëmje dhe pati përleshje midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë së Autoritetit Kombëtar Palestinez.

Egjipti, një vend në kufi me Rripin e Gazës, “ka denoncuar në termat më të fortë sulmin izraelit ndaj spitalit në Gaza, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë urgjentisht për t’i dhënë fund çdo shkeljeje të mëtejshme të ligjit”.

Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan tha se “goditja e një spitali” ishte “shembulli i fundit i mungesës absolute të vlerave njerëzore në sulmet e Izraelit”. Edhe Jordania dënoi “sulmin izraelit” në spital.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani, dënoi “me fjalët më të forta” sulmin në spitalin në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë “një krim brutal lufte dhe gjenocid”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë një konference për shtyp tha se nëse do të konfirmohej se ishte një sulm, do të ishte një veprim “jo në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Izraeli nxjerr audio-përgjimin: Spitali në Gaza u godit nga Xhihadi Islamik



12 Comments

  1. Po kaq idjote jeni o Lapsi që publikoni video paçavure?! Po si qenka video e Gazes me drita të ndezura kur Gazes ja kanë prerë dritat? Kjo është video fake e kanë analizuar Turqit.
    ZOTI do verë dorë mbi këta monstra!
    Para 2000 vjetësh vranë Jesu Krishtin tani po vrasin fëmijë e gra të pafajshëm!

  2. Po kaq idjote jeni o Lapsi që publikoni video paçavure?! Po si qenka video e Gazes me drita të ndezura kur Gazes ja kanë prerë dritat? Kjo është video fake e kanë analizuar Turqit.
    ZOTI do verë dorë mbi këta monstra!
    Para 2000 vjetësh vranë Jesu Krishtin tani po vrasin fëmijë e gra të pafajshëm!
    O ZOT vër dorë mbi këta Monstra!

  3. zdo as mend as kalem. izraelitet. ka qene noi lider me peshe i hamas ne spital dhe izraeli leshoi raketen, ose kan dash me dhon mesazh nuk ka strehe te sigurt as spitalet dhe kan vra 500 veta. plus qe nuk eshte me funksional

    1. Harruat që Hamas me sulmin e kryer kundër Izraelit çfarë bënë?? I shifni vidiot të mara nga kamerat e instaluara si në rrugë e shtëpitë. Sa civilë vranë ndër ta dhe fëmijë me gjakftohtësinë e kriminelit??? 1400!! Sa janë marrë peng në Gaza?? 200. Edhe këto numra janë akoma në verifikim. Shumë kanë qenë turista nga shumë vende të botës. A e kuptoni që Izraeli lufton për egzistencë jo vetëm me Hamas por dhe kundër Iranit shtetit me terrorist që egziston. Pra sipas jush Izraeli do rinte duarkryq???

      1. Si lufton “per ekzistence” nje shtet qe ne cdo lufte qe ben vetem sa e zgjeron territorin e tij? Izraeli eshte shtet terrorist o shok por ska bythe ta thote njeri sepse cifutet drejtojne cdo gje ne kete planet nepermjet $$$$$$$.

    2. pamjet satelitore i mbajne vetem per buchan e ukraines

      si puna e varit ne futbool

      japin kur u do bytha nuk japin kur nuk ju do

  4. Po te kishte Hamasi raketa kaq te fuqishme sa per te vrare 500 vete, atëherë do te shihnim kasaphanë ne Izrael, do te kishte dhjetra mijëra te vdekur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *