• |
ide | kryesore

Maurizio Petra është spiuni i Fabrizio Corona, xhaxhai i një ish-talenti të Inter: “E bëra për të ndihmuar nipin”

-Instant, Sport
Petra



“Unë fola me Fabrizio Corona dhe i thashë vetëm fakte të vërteta që mund të verifikohen. E bëra për të ndihmuar nipin tim, Antonio Esposito, i cili ishte në dijeni të basteve të paligjshme të futbollistëve”. Kështu Maurizio Petra, 55 vjeç dhe banues në zonën e La Spezia, doli hapur si një burim nga i cili Fabrizio Corona zbuloi skandalin e basteve që po trondit botën e futbollit.

Il Secolo XIX e zbuloi dhe vetë Petra, në fakt, i përgjigjet identikit të bërë nga vetë Corona në një intervistë për Radio Radio. Ai deklaroi se kishte një “burim në La Spezia” i cili tregoi “nipin si protagonist të çështjes, me prova objektive”.

KUSH ËSHTË ISH-LOJTATI I INTER?

Nipi në fjalë është Antonio Esposito, 33 vjeç dhe tashmë lojtar i Finale Ligure, i cili në vitin 2010 ishte pjesë e skuadrës fituese të Tripletës së Inter, si një lojtar i ri premtues. Ai është rritur në La Spezia me Nicolò Zaniolo, me të cilin ka qenë gjithmonë shok. Pikërisht Zaniolo që është sot një nga lojtarët në qendër të hetimit të basteve bashkë me Tonali dhe Fagioli.

“Nipi më vuri në këtë situatë për të marrë ndihmë – tha Petra, një burrë me precedente të vogla droge, pa hyrë në detaje -. E bëra vetëm për këtë, nuk më interesojnë paratë dhe fama”. Esposito dhe Zaniolo në periudhën e parë të këtij të fundit te Roma, ishin të pandarë, si bashkëpunëtorë të ngushtë, më pas diçka u prish dhe Esposito filloi sërish të luante te amatorët.

Presidenti i Finale Ligure ndërhyri për çështjen e basteve: “Esposito deklarohet i pa përfshirë në fakte dhe do të mbrohet në forumet përkatëse. Është shumë i tronditur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *