• |
ide | kryesore

Rama për Kosovën/ Hero i keqkuptuar apo tradhëtar oportunist

1, 2, Arkiva, Ide



Nëse ka ndonjë gjë që njeriu mund të gabojë më lehtë në jetë, kjo me shumë gjasë është determinizmi historik, një besim aspak i arsyeshëm se historia përsërit vetveten dhe se, duke studiuar historinë, mund të parashikohet e ardhmja. Kjo bëhet akoma më absurde kur përpjekja për të parashikuar të ardhmen të shpie te gjetja e paralelizmave, jo me historinë tënde, por me historinë e dikujt tjetër atje larg.

E megjithatë, ja ku jemi me kryeministrin e Shqipërisë, ditën kur një video që duket se mbart autorësinë e tij jep gabim datën e shpalljes së Tiranës kryeqyet, duke shpallur botërisht njohuritë e tij të thella historike, jo thjesht mbi Shqipërinë, por edhe mbi konfliktin Izrael-Palestinë si dhe duke bërë paralelizma të bazuara në një logjikë tejet të sforcuar me konfliktin që Serbia ka me Kosovën dhe duke bërë parashikime apokaliptike. Sipas Ramës, fajin për situatën në Palestinë e ka Jaser Arafati sepse nuk nënshkroi marrëveshjen e paqes mbi dy dekada më parë. Rama nuk sheh ndonjë faj te politika aktuale Izraelite e drejtuar nga Benjamin Netanjahu, i cili botërisht e refuzon mundësinë e pajtimit. Sipas Ramës, Palestina “nuk është shkatërruar nga Izraeli. Është shkatërruar nga klasa e vetë politike”. Dhe po ashtu, Rama tha: “shikojeni ku është Palestina,” si një paralajmërim se ku mund të vejë Kosova.

Sforcimi i tepruar i logjikës së kryeministrit duket se lidhet me zgjedhjet politike që ai ka bërë tashmë prej disa vitesh, të cilat e kanë profilizuar në publik si një person të gatshëm për të shitur interesat kombëtare për interesin e tij politik të momentit, diçka që në politikën shqiptare vijon të mbetet thellësisht e padëshirueshme. Dhe në përpjekje për të shpallur të gjitha kritikat ndaj qëndrimeve të tij në lidhje me Kosovën të gabuara, dhe me qëllim që t’i japë një pamje vizionari qëndrimeve të tij, të cilat shumë i shohin si thjesht oportuniste, ai po ekzagjeron me tepri krahasime historike të paqena. Atij i duhet një model i thjeshtuar historik për Lindjen e Mesme me qëllim që ta transpozojë këtë model në Kosovë, për ta shpallur veten një ‘hero të keqkuptuar’ që gabimisht akuzohet si ‘tradhëtar oportunist’.

Kurti është kryeministri i dytë i Kosovës me të cilin Rama ka telashe të mëdha. I kaluari, Ramush Haradinaj, për pak sa përfundoi në gjyqin e historisë, në të cilin, Edi Rama kërkonte të shpallej i pafajshëm për akuzën se ka komplotuar shkëmbim territoresh me Serbinë. Vetëm se kësaj here, Rama duket në një pozicion edhe më të dobët. Ai po përpiqet të bëjë protagonistin ndërkombëtar duke i kërkuar Kosovës të bëjë gjëra që kryeministri i Kosovës i konsideron si të dëmshme për vendin e tij. Rama duhet t’i mbushë mendjen shqiptarëve se ato që Kurti i konsideron të dëmshme, janë në fakt të dëmshme të domosdoshme, por kur vjen puna për të pyetur se çfarë të mirash do të vijnë nga këto, atëhere Rama premton diçka të mjegullt në të ardhmen.

***

Askush nuk është në gjendje të thotë me siguri se cila palë kishte faj, e cila kishte më shumë, apo cila më pak, në dështimin e bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe Palestinës në vitet 1993-2001. Studiues të shumtë i referohen qëndrimeve të palëve, të deklaruara pas dështimit të bisedimeve, si një situatë e “Efektit Rashōmon”. Është një term shumë interesant që njihet edhe si teknikë letrare. Është krijuar nga një tregim i shkurtër i botuar në vitin 1915 nga shkrimtari japonez Ryūnosuke Akutagawa. Në tregim, individë të përfshirë në një ngjarje, pas përfundimit të ngjarjes, japin një kronikë të asaj që ndodhi, vetëm se duke qenë edhe vetë njëkohësisht protagonistë dhe dëshmitarë, ata paraqesin këndvështrime të ndryshme, të cilat ngatërrohen për shkak të subjektivizmit, perceptimit të ndryshëm, memories dhe aftësisë apo paaftësisë shprehëse të raportuesit.

Sipas Arie M. Kavowicz, një studiuese në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, problemi i mosarritjes së paqes duket se lidhet me domosdoshmërinë që secila palë të konfrontohet me ekstremistët brenda vetes dhe se në procesin e bisedimeve, ka nevojë për një ndërmjetësues që t’i mbajë palët llogaridhënëse dhe të ballafaqojë qëndrimet e tyre, në vend të rolit lehtësues të kryer në bisedimet që dështuan nga Shtetet e Bashkuara.

Qëndrimi i Ramës se “të gjithë fajin e ka Arafati” natyrisht që është prej një jospecialisti të fushës dhe ky qëndrim duket se lidhet vetëm me dëshirën e tij për të dramatizuar situatën në Kosovë dhe duhet të kuptohet në këtë kontekst. Megjithatë, Rama duhet që, para se të kërcejë në konkluzione të tilla, të shohë se Izraeli tashmë ka prej pesëmbëdhjetë vjetësh një qeveri që zyrtarisht është pozicionuar kundër paqes, që vijon të ndërtojë vendbanime në tokat e pushtuara, të cilat në bazë të marrëveshjes së paqes duhet të jenë territori i shtetit të Palestinës, si dhe që i ka dhënë të drejtë vetes të mbajë Rripin e Gazës në bllokadë çnjerëzore që prej vitit 2006 në emër të sigurisë, duke mos arritur sigurinë dhe gjithashtu, duke dënuar me burg një gjeneratë të tërë palestinezësh. Por kjo nuk është një çështje shqetësuese. Rama ka pak gjasa që të kryejë rolin e liderit global në konfliktin Izrael-Palestinë. Ajo që është, jo tamam shqetësuese, por gjithsesi bezdisëse, është krahasimi i pavend me situatën në Kosovë.

Sa për fillim, Kosova dhe Serbia janë në një situatë krejtësisht ndryshe nga situata mes Izraelit dhe Palestinës. Kosova nuk ka konflikt me Serbinë dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë. Ajo nuk mban struktura paralele në territorin e Serbisë dhe nuk punon për të hedhur në erë shtetin e së drejtës në territorin e Serbisë. Është Serbia ajo që mban një konflikt me Kosovën dhe bën çfarë mundet për të minuar funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Situata mes të dy palëve, pra Kosovës dhe Serbisë, dukshëm është e ndryshme nga ajo e Palestinës dhe Izraelit edhe për faktin që qëndrimet e palëve në bisedimet (jo të paqes, sepse aty nuk ka luftë, por të normalizimit të marrëdhënieve), janë gjithashtu të ditura. Serbia dëshiron lëshime nga Kosova, konkretisht krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe ndërsa nuk pranon të nënshkruajë kurrfarë marrëveshjeje dhe as nuk bie dakord me njohjen e shtetit të Kosovës. Kosova pranon që Asosacioni të krijohet, por kërkon që ky proces të shoqërohet me njohjen nga ana e Serbisë. Ndërkombëtarët mbajnë anën e Serbisë dhe kanë vendosur nën sanksione Kurtin. Rama mban anën e ndërkombëtarëve dhe pretendon se disponon instrumente për të zgjidhur konfliktin. Sipas deklaratës së tij të martën, “e mira e madhe e Kosovës është ta firmosë unilateralisht dhe ta ekzekutojë unilateralisht të gjithë marrëveshjen”. Se çfarë të mirash mund t’i vijnë Kosovës nga kjo, sipas Ramës, mund të perifrazohen (sepse fjalia është tepër e gjatë për t’u cituar e plotë) si një tentativë për të bërë të mirin maksimal para Evropianëve, me supozimin se këta të fundit, do të binden më në fund se kush e ka fajin në konflikt dhe për rrjedhojë, Kosova do të mund të fillojë procesin e njohjes nga ato pesë vende Evropiane të cilat nuk e njohin.

Janë të shumtë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët e shohin qëndrimin e Evropës si të njëanshëm në favor të Serbisë për shkak të konsideratave gjeopolitike më të rëndësishme se sa funksionaliteti i shtetit të Kosovës, të tilla si mbajtja e Serbisë në sferën perëndimore dhe larg Putinit. Dhe gjithashtu, janë të shumtë ata që e shohin si shqetësuese krijimin e asosacionit të komunave serbe pa njohjen e Kosovës nga Serbia në terma të funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Për ata që nuk e dinë, asosacioni përbëhet nga një numër vendbanimesh serbe të shtrira në të gjithë territorin e Kosovës, në të cilat, shefat e policisë do të duhet të emërohen me miratimin e udhëheqësve të politikës së serbëve të Kosovës. Me pak fjalë, organizuesi i sulmit në Banjskë do të kishte rol në emërimin e shefit të policisë nga pozicioni i tij si nënkryetar i Listës Serbe. Janë të shumtë që e shohin krijimin e asosacionit të pakushtëzuar me njohje nga Beogradi si një instrument që lë të hapur aneksimin e së paku katër nga dhjetë komunat, të cilat janë në kufi me Serbinë, nga Serbia në të ardhmen. Dhe gjithashtu, më shumë se sa kjo, shqetësimi është aftësia e policisë së Kosovës për të kontrolluar territorin e shtetit të Kosovës, rreziku i kontrabandës dhe  krimit të organizuar e të tjera si këto, të cilat ngrenë pikëpyetje mbi vetë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Megjithatë, pavarësisht këtyre të gjithave, një gjë është e sigurt: qëndrimi i palëve është tepër i qartë dhe kurrfarë efekti Rashomon nuk ka, si në rastin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme. Konflikti, sipas shumë gjasave, do të mbetet i ngrirë edhe për shumë kohë sepse presioni i ndërkombëtarëve ndaj Kurtit ka pak gjasa që të shtrëngojë këtë të fundit të pranojë atë që nuk dëshiron ta pranojë, ndërsa Serbia nuk duket të jetë në kurrfarë presioni për t’i dhënë fund konfliktit që ka me veten duke njohur Kosovën.

Dhe në çdo rast, krahasimi mes Kosovës dhe Lindjes së Mesme është tërësisht i ekzagjeruar për shkakun e thjeshtë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka luftë. Serbia nuk ka kapacitete për të bërë luftë konvencionale për shkak se NATO garanton që një luftë e tillë nuk do të ndodhë. Serbia ka dy dekada që përpiqet të shkaktojë trazira në Kosovë, duke mbajtur të ashtuquajturat “struktura paralele” dhe duke konsideruar heronj ca tipa si ata që sulmuan në Banjskë. Arsyeja se pse Serbia e bën këtë punë lidhet me politikën e saj të brendshme. Si Vuçiç ashtu edhe Netanjahu janë udhëheqës populistë që e mbështesin pushtetin e vet te nxitja e asaj që Orwell e quante “patriotizëm primitiv”.

E megjithatë, ajo që vihet re është që mjetet që politika serbe disponon për të bezdisur Kosovën duket se janë tashmë të dobëta dhe në dobësim të mëtejshëm. Dhe sulmi në Banjskë duket se vuri në pah, nga njëra anë dobësinë e forcave regresive serbe dhe nga ana tjetër, aftësinë e policisë së Kosovës për të menaxhuar një situatë të tillë aspak të lehtë. Dhe mbi të gjitha, popullsia serbe e Kosovës nuk u shfaq shumë entuziazte pas sulmit, duke bërë të kuptohet se Beogradi po ka mungesa në njerëz të gatshëm për të bërë kamikazin në funksion të politikës së patriotizmit primitiv të Vuçiçit.

Natyrisht që problemi që ka Kosova, më shumë se sa Serbia është nevoja për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e mirëqenies për të gjithë popullsinë e vet, përfshirë serbët dhe në këtë kontekst, konflikti që Serbia mban me Kosovën ka gjasa të shërbejë si heqje vëmendjeje ndaj problemit të rritjes nën potencial të ekonomisë apo si një justifikim në dështimin për të arritur zhvillim. Dhe për këtë, shoqëria e Kosovës nuk duhet të lejojë që Kurti të fshihet pas konfliktit, i cili dukshëm nuk është një problem kaq i madh dhe as nuk pengon në punët që duhen bërë për zhvillim ekonomik.

Me deklarata të tilla konfuze, Rama po përpiqet të japë fakte alternative për atë që po ndodh në Kosovë duke ekzagjeruar dhe duke u përpjekur që në mes të mjegullës së ekzagjerimit, të paraqesë veten si një hero i keqkuptuar. Efekti Rashomon tregon se si palët përshkruajnë një ngjarje në mënyra të ndryshme dhe kontradiktore, gjë që reflekton interpretimin e tyre subjektiv dhe justifikimin e sjelljes së atyre vetë, në vend të një të vërtete objektive. Vetëm se në rastin e qëndrimit të palëve në situatën e Kosovës, përfshirë qëndrimin e Ramës, gjërat janë tepër të thjeshta dhe  tepër të qarta për të krijuar një mjegull të tillë. E në mungesë të mjegullës, tentativa e Ramës për të parashikuar një të ardhme të tmerrshme për Kosovën përmes krahasimit me Lindjen e Mesme, nuk ka pse të merret seriozisht. /reporter.al, titulli i autorit: Tentativa false për ‘Efekt Rashomon’ në qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës/



37 Comments

      1. TRADHETARE I LINDUR, PA DYSHIM, NGA AJO FAMILJE VEÇ TRADHETARE LINDIN! thotë:

        TRADHETARE I LINDUR, per pushtet do tradhetonte dhe nene e baba , çeshtje gjaku , bastard.

  1. Edi Rama-Pashiq, Co-Prime Minister of Serbia, with Vucic 2013 -2023 thotë:

    Ram eshte kryeministri me i mire i Serbise qe nga koha e Pashiq

    pervec emrit nga edvin ne edi, mbiemri i ir eshte rama-pashiq

  2. Ti qeke nje kokerr gomari qe I duhesh kesaj shoqerie
    Rama ka fituar ghithcka.
    Analiza pa buk ,vetem gomeret kane ngelur.

  3. “E papranueshme”/ Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut refuzon ankesat e Francesco Becchettit kundër Shqipërisë,analize per te mbledhur nje grumbull njerzish rreth kriminelit salih karaxhic berisha dhe Lumneshit qe shkerdhehen me njeri tjetrin neper bodrumet e shqupit qe bujari ja dha salihut

    1. O loqe, ke ngaterru adrese. Ketu eshte tjeter diskutim. Sa per Becchetin, qaji hallin se i mori 140 milione Euro. Thone se nje pjese ia ka kaluar Gjiknurit dhe Rames, po s’e ka problem ai, i dalin e i teprojne ato te tjerat. Nga xhepi jot dhe i imi i ka marre, se mos te genjen mendja se ja ka dhene sulltani nga te vetat largqofte

  4. Si mund ti thuash tradhetar njerit nga armiqte me te eger te kombit shqiptar nder shekuj.

    Eshte si te thush psh se Vasa Cubrillovic (hartuesi i strategjise se spastrimit etnik te shqiptareve)

    eshte tradhetar i Kosoves.

  5. YMER QELBAZE KELLIRES I MBAN GOJA ERE MUTI DHE NGA KARI I RRJEDHE QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA FRRYK CYPIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT ALEXANDER VUCIC VLADIMIR PUTINIT EDI RAMES DHE SOKOL BALLES

  6. Komentuesit te ores 17.50 i lutem te shpalle nje konkurs apo sondazh apo nje ankete

    se nili eshte me muti nga gazetaret qe ai permend zakonisht ne komentet e tij mbrese;enese.

    I rekomandoj qe per kete qellim te marre edhe mednimin e pervojen e sondazhistit te shquar

    Zaloshnja.

  7. YMERI ESHTE ZAGARI I CILI LLAPEN E MBAN NE BYTH NGA VITI 1992 PRANDAJ I MBAN GOJA ERE MUTI DHE E TALLIN TE GJITHE GAZETARET NE TROJET SHQIPTARE thotë:

    YMER QELBAZE KELLIRA
    FRRYK CYPI
    SOKOL BALLA -LIVE MASTURBON
    BATON HAXHIU -STANISHIQI
    DRITAN HALE-ja
    LENC VANGJELI -KURVA
    DENIS MINGA
    CAR BOLJA BOLINO
    KRESHNIK SPAHIU
    ETJ

  8. Ti komentues i ores 19,29 po tregohesh shume i padrejte kur ne fund te listes
    shkruan “etj” duke lene ne anonimitet pena brilante te gazetarise shqiptare te denje
    per titullin e larte “me muti” si Ilir yzeiri, Ylli Pata , Namir Lapordhaja e pse jo
    ish-spiun e ish depudetin e tani euroatlantistin e shquar Prec Zogjaj.

  9. YMER QELBAZE KELLIRA INFO:ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS-KRISTAQ RAMA BABA I GREGUT thotë:

    YLLI PATA DHE YMER QELBAZE KELLIRA NUK KAN GUXIM TE I PERMENDIM EMRIN ANDI BUSHATIT,ARMAND SHKULLAKUT DHE YLLI MANJANIT SE PASTAJ I TALLIN NJE SOJ SI E KA TALLUR ANDI BUSHATI NJE ZAGAR TJETER TE EDI RAMES MENTOR NAZARKON
    KY ZOGAJ SPIUNI ESHTE NJE BYTHLEPIRES I BLENDI FEVZIUT ME SHUME SE EDI RAMES

  10. Pa u larguar Sali Berisha nuk ka zgjidhje opozita sepse s’mund të fitojë një njeri që është larguar me një milionë shuplaka duke u rikthyer pas përçarjes së brendshme, pasi ka vjellë e ka akuzuar njerëzit e vet me lloj-lloj të ndyrash, të bashkohet me ta, ndërkohë që është dhe vet non grata, kjo është pa sens,” – u shpreh Mërtiri.

  11. ZOTI BUSHATI JU LUTEM TALLENI YMER QELBAZE KELLIREN NJELLOJ SI MENTOR NAZARKON DHE ERGYS MERTIRIN thotë:

    YMER QELBAZE KELLIRA KA KAP DASHNOR TE RI ME FLOKE TE GJATA ERGYS MERTIRIN -YMERI PO JA FUT KARIN NE BYTH TANI ERGYSIT DHE FRRYK CYPIT

  12. Ka qënë një shprehje dikur, që se mbaj mend e kujt ishte, por thonte ‘po të shkruaj gjatë sepse nuk kam kohë të të shkruaj shkurt’. Ky tipi ka bërë një shkrim tmerrësisht të gjatë për të mos thënë asgjë. Kot që si ka rënë shkurt si Bushati, Rama i keq, Albini si Krishti.

  13. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT SE ESHTE DUKE TE PRITUR NE BREKE DHE KANATIERE

  14. YMER QELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIIT-SOKOL BALLA MASTURBON LIVE NE ZYRE TE EDI RAMES thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT SE ESHTE DUKE TE PRITUR NE BREKE DHE KANATIERE

  15. Per Ramen nuk ka rendesi realiteti i armiqesise midis serbeve e shqiptareve, ai as e ndjen dhe as nuk e di realisht nivelin e armiqesise. Per te e rendesishme eshte qe ai te jete ne qender te debateve ne mardhenjet e tensionuara shqiptaro-serbe, pavaresisht se faturen e paguajne shqiptaret e Kosoves. Shqipetar refuzoheni Ramen injoroheni!

  16. Berisha s’ka fuqi? Anëtari i kryesisë së PD: Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamur Nokës! Lufta brenda llojit…!

  17. Kush eshte ky qe e ka shkruar kete artikull, e njeh njeri? Sepse qenka kokrra e idiotit. Shih cfare shkruan:

    “të cilat e kanë profilizuar [Edi Ramen] në publik si një person të gatshëm për të shitur interesat kombëtare për interesin e tij politik të momentit, diçka që në politikën shqiptare vijon të mbetet thellësisht e padëshirueshme.”

    Kur paska qene e deshirueshme shitja e interesave kombetare per interesa personale?

  18. Në 32 vjet tranzicion demokratik, nuk mbahet mënd sa herë Partia Demokratike ka përdorur dhunën, si “mjet demokratik”. Qysh nga 1992 deri sot, janë me qindra raste, kur dhuna ka qenë përdorur dhe po përdoret si “mjet demokratik” për të arritur atje ku thotë skenaristi dhe regjisori i asaj force politike. Dhunë mbi ish-pronarët, mbi ish-të përndjekurit, dhunë mbi studentët, fermerët, mbi institucionet, mbi deputetët kundërshtarë, dhunë mbi “armiqtë” e partisë

  19. Nuk kam perse kthehem,
    te vij prap ne mes jush,

    shoh se paski zgjedhur,
    nje komplet Karabush,

    me koken pa fara,
    me trupin Gerdall,

    me kartele Psikopatie,
    si krejt kokerr Budall!

  20. Salih Berisha nuk ka si synim të rrëzojë Edi Ramën, por thjeshtë mundohet të mbajë peng Partinë Demokratike për hallin e tij dhe të familjes së tij, që siç e faktojnë dhe shpalljet non grata, nga Britania e Madhe dhe SHBA, është zhytur në korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

    Por koha kur halli i Berishës ishte edhe halli i PD ka përfunduar.Sa i ngjan morrit enver o shpellkar i salihut

  21. YMER QELBAZE KELLIRE I MBAN GOJE ERE MUTI PRANDAJ NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE SOKOL BALLES

  22. YMER QELBAZE KELLIRE I MBAN GOJE ERE MUTI PRANDAJ NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE SOKOL BALLES

    1. Ke shkruar një roman me argumentime boshe.
      Esad Toptani,Ahmed Zogu,Enver Hoxha,Sali Berisha,Fatos Nano dhe Edi Rama,çdo udhëheqës politik i shqiptarëve për karrigen e vet e ka shitur interesin e vendit.
      Prandaj Shqipëria nuk bën dot shtet!
      Edhe ti po të bëhesh nesër kryetar i Shqipërisë herët a vonë këtë do bësh,do shikosh bythën tënde para Shqipërisë.
      Ky është mallkimi ynë!

  23. protesta e paralajmëruar nga Berisha më 16 tetor, ditën e lindjes së udhëheqësit të tij shpirtëror Enver Hoxha që e kishte “revolucionin’ në ‘ADN’-në e tij publicistike dhe udhëheqëse, para liderëve të BE të mbledhur prap në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit, të dështonte me shumë sukses.Pse e ben ti o Kadri qe shet bythen per nje cop buk,nuk e bejne shume te tjere

  24. I pa cënueshmi, Sali Shiqere Birisha, më në fund, e mori krismën.
    Të rrojmë, e të shohmë…
    Sali Berisha, boll ka shirë, ka vjedhur, ka vrarë e persekutuar në këtë vënd.
    Le ti pregatisin një palë rrobe leshi, se burgu për burra është.Se shpejti dhe salihu ne arrest me burg

  25. Akil Kraja është shef kabineti i Berishës, këshilltar dhe zyrtar i lartë i partisë së tij.

    Akil Kraja është nipi i Arben Krajës.

    Ai është ngritur në karrierë në PD-në e Berishës pikërisht kur xhaxhai mori drejtimin e SPAK.

    Janë të shuntë ata që e kishin lidhur shmangien dhe hezitimin e Krajës për të hetuar krimet e Berishës me pozicionin e nipit në PD-në e Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *