• |
ide | kryesore

Zbulohet akuza për dhëndrin e Berishës, rrezikon 7 deri 15 vite burg

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u vu në pranga në Rinas, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe ndërtuesi dhe pronari i truallit Fatmir Bekteshi. Malltezi do të akuzohet për “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, u regjistrua nga SPAK pas një denoncimi të Taulant Ballës. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 4-12 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim nga 7 deri në 15 vjet me burgim.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Për të njëjtën çështje është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe Sali Berisha.



3 Comments

  1. Bravo KM je gjigand. Mire ua bere. Mos u ndal deri sa ta spastrosh ate parlament nga keta
    opozitare zhurmazhinj.

  2. Ferhati theksoi se Malltezi akuzohet se me ndikimin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka shumëfishuar përmes një skeme privatizmi, truallin e vogël që posedonte te ish-kompleksi Partizani.

    Ai shtoi se ish-ushtarakët të cilët nuk kanë firmosur privatizmin në favor të Malltezit, janë larguar nga detyra dhe ndaj ky proces ka zgjatur për 4 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *