• |
ide | kryesore

Lubonja: SPAK nuk prek dot Ramën, ndaj Berishës duket politike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja foli këtë mbrëmje për zhvillimet e fundit, arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke folur në studion e “Open” Lubonja tha se “goditja” e SPAK i duket më shumë si “goditje” politike ndërsa tha se “nuk guxojnë të prekin Edi Ramën”.

Sipas Lubonjës, ky veprim i SPAK “si qytetar nuk i jep sigurinë që është një drejtësi që mbron, por i jep frikën që këta të pushtetshmit, do të të gjejnë ndonjë gjë, do të të lëshojnë SPAK dhe ti do mbyllësh gojën”.

“Mendoj se është goditje politike. Jo se këto nuk mund të jenë të vërteta, 30 vjet historia e Shqipërisë, për mua janë historia e njerëzve që marrin pushtetin dhe abuzojnë me pushtetin. Kjo është historia e Shqipërisë 30 vjet! Pa dyshim ka pasur favorizim për shkak të pushtetit, por e gjykoj politike sepse shikoj veprimet e SPAK.

Duhet të gëzohemi ne siç gëzohen ca që tani kemi një drejtësi të reformuar që po godet ‘peshqit e mëdhenj’ në mënyrë joselektive, apo duhet të shqetësohemi se kjo drejtësi po përdoret kundër kundërshtarëve politikë. Mua të dhënat më çojnë të besoj se nuk kemi një drejtësi që po vepron në mënyrë joselektive.

Në rastin e Berishës ka bërë disa akte ligjore që janë të përgjithshme, por që lidhen dhe me rastin e Malltezit, që nuk është aq konkret sa inceneratorët, se Rama shkoi dhe i mbrojti. Kjo është provë që SPAK vepron me dy standarde. Kështu veçon individë që kanë ngrënë kumbulla, dhe këtu arreston ata që i kanë hapur rrugë. SPAK nuk është drejtësi që po bën drejtësi, por po bën politikë.

Shoh një drejtësi të nënshtruar që nuk guxon të prekë kryeministrin dhe godet një që ka 15 vite që ka ik nga kryeministria. SPAK, duket sikur këta po japin nja dy “oficerë” për të marrë “damën”. Ky veprim i SPAK mua si qytetar nuk më jep sigurinë që është një drejtësi që mbron, por më jep frikën që këta të pushtetshmit, do të të gjejnë ndonjë gjë, do të të lëshojnë SPAK dhe ti do mbyllësh gojën”, – tha Lubonja. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Po ik o gjithollog se na çave trapin. Je bo si gzim kulufi, do i bertasesh te gjitheve e do flasesh per te gjithe..Mylle hale e ha persheshin me kos..se edhe ti djali i shokut te Enverit ke qene, bashkekriminel (Todi Lubonja)

  2. O Lubonja o palle eshte loje e Rames dhe Berishes e gjitha. Teater miliarderesh, nuk e kupton ti! Ujku ujkun nuk e ha! thotë:

    O Lubonja o palle eshte loje e Rames dhe Berishes e gjitha. Teater miliarderesh, nuk e kupton ti!
    Ujku ujkun nuk e ha!!

  3. Lojë e Ramës dhe e Berishës??? Ore a ke pak mend në kokë??? Këtu nuk luhet or mik. Këtu kemi të bëjmë me një pushtet diktatorial ku kundërshtari po goditet me supozime dhe duke gjykuar programin në pjesën më pjesën më të prekshme, atë të pronave. Një parti politike ka një program dhe atë e zbaton me anë ligjeve të aprovuara në mënyrë kolektive nga gjithë qeveria dhe parlamenti. Nëse janë në kundërshtim me kushtetutën çohen në GjK. Ato janë për një kolektiv njerëzish të madh e nuk bëhen për individë.

    1. Do ishte pushtet diktatorial, nese ana tjeter do ishte demokratike, por nuk eshte ashtu. Berisha dhe familja e vet kane bere shume pislliqe e vjedhje masive pervecse ata vete kane frume diktature.. Mbase USA duke sjelle fakte po i ben nje sherbim te madh shqipetareve per te hequr qafe nje klase te tere politikanesh pa vlera.. p.s.. parlamenti aprovon me shumice te zgjedhur.

    2. vetem dumbabistat si ty i besojn keto gjera. Ata jan partener biznesi dhe lere ca thot Sala, Rama Rama. Rames nuk i intereson fare qe Sala da mbyll kapitullin se eshte komod me te si pengmarres i opozites. Ketu behet fjal per USA, shoku po Sala ska byth te thot USA dhe thot Rama, Linda, Olsi, Gregu, Zaho etj etj

  4. Sot ne oren 14:00 te gjithe ju shpellkare maloke cecene skiftere shurranjose te dashuruar me kriminelin serb salih karaxhic qe ju ka shkerdhyer per 30 vjet dilni neper rruge e me ulurimat e juaja beni ate qe salihu kerkon mos lejoni qe salihu te shkoje ne gjykate,mos harroni kosat lopatat tritolin e sjell nje fare Gimi eshte i zoti,lumneshi ju sjell revolet,kulici fisheket,por vendimi i kupoles se klanit Trusti i Geshtenjave e ka braktisur salihun,ne gjuhen e mafias lereni salihun te beje cte doje,sot Llaxorja do beje trimin ju ndihmojeni per hallin qe ka.suksese shpellkare,diktatura e salih karaxhicit u hodh me vote ne 2013 o ceceni Gimi

    1. Ne oren 14 do ja rrujn Paulin Ramen doktor Berishes. Dhe ti si prostitute lgbt do i besh blowjob sic i ben dhe Xonit. Kaq or lizard!

      1. pse ti kujton se do behej gjithe ajo rremuje pa nderhyrjen e Bace Saliut? Ku jeto ti? Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Po ti futen llumit qe ka lene mbrapa Sala gjejne cfare te duash..dhe sala e di mire qe me mire ta leje me kaq e te dale sikur eshte hero i persekutuar

        1. Dmth, ti mendon se gjithe keto vjedhjet e miliardave leke qe ka firmosur Rama fap fap fap e tëk tëk tëk dhe qe nuk e mer njeri ne pyetje dhe nuk sekuestrohen leket e vjedhura behen pa nderhyrjen e Rames? Ku jeto ti? Kjo eshte vetem maja e ajsbergut.

  5. Kur merr para ruse eshte krim,
    Kur merr para amerikane nder.
    Po je skllav, njesoj eshte, i rusit i amerikanit i kinezit i turkut apo dhe i nigerianit.
    A keni ndopak dinjitet o njerrez?
    Jemi koloni apo shtet sovran?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *