• |
ide | kryesore

Çfarë tha mësuesja që u rrah nga nxënësi i saj në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Xhaxhai i 16-vjeçarit, që goditi me karrige mësuesen e matematikës gjatë orës së mësimit në gjimnazit “Hydajet Lezha”, ka treguar se si debati mes tyre degjeneroi deri në ushtrimin e dhunës fizike.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se nipi i tij është ndër fëmijët më të rregullt në shkollë, por që është acaruar nga fjalët e mësueses, e cila sipas tij, i ka përmendur të atin e vdekur.

Xhaxhai, i cili kujdeset për 16-vjeçarin, tregoi se mësuesja Majlinda Palushi e ka kërcënuar se do ta ngelte, duke iu drejtuar me fjalët “kush është ajo nënë e ai babë që të ka sjellë në jetë ty, kanë sjellë në jetë një majmun”.

“Djali është ndër fëmijët më të rregullt, s’ka asnjë mungesë në shkollë. Por djali është acaruar nga fjalët e mësueses. Djali ka qeshur në orë të mësimit, fillimisht e ka pasur me një nxënës tjetër, më pas iu është kthyer nga djali i vëllait i ka thënë “do të të ngel, kush është ajo familje që të kanë sjellë në jetë ty”. Kemi edhe kamerat që ka kapur vajzën për flokësh.

Unë dhe burri i saj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë djalit “për shpirt të babait tim e tëndit, kush është ajo nënë e ai babë që të ka sjellë në jetë ty, kanë sjellë në jetë një majmun”. Me logjikë i thuhet një fëmije, sai punon truri një 16-vjeçari.

Jetoj me të dhe kur ia përmend të atit vetëm qan, gjithmonë qan. Vëllai im ka 5 vite që ka ndërruar jetë”, tha xhaxhai i 16-vjeçarit.

Çndodhi në klasë

Ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezhë” në Lezhë.

Mësohet se mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të Neë24. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Sakaq, mësimi më pas është bojkotuar, ndërsa mësohet se Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar do të ndjekë rregulloren për rastin në fjalë duke ngritur një komision i cili do të marrë edhe masat e nevojshme.



8 Comments

  1. Mësuese injorante, në asnjë lloj manuali pedagogjik e psikologjik nuk mund të komunikosh me një nxënës adoleshent në këtë mënyrë.

    1. Nese eshte faji i mesueses, denoncohet ne keshill pedagogjik apo ne organizma te tjere. Lendimi eshte veper penale dhe deshmon per njeriun primitiv qe eshte ky idioti por edhe ti!

      1. Je shumë i trashë për ta kuptuar.

        Nqs një mësuese nuk arin të mbajë qetësi në klasë por flet jo në përputhje me Kodin e Etikës Rregulloren e Arsimit Parauniversitar, duke kërcënuar nxënësin, dihet se do të kesh probleme siç i pati, por nqs ajo do të zbatonte Kodin e Etikës në shkollë dhe regulloren e arsimit gjërat nuk do të kishin degraduar kështu.

  2. Mësuesja u godit, nuk u RRAH

    1. Qëlloj dikë me dorë, me shkop a me diçka tjetër disa herë, duke i shkaktuar dhembje; i bie. E rrahu djalin (vajzën). E rrahu fort (shumë, rëndë, tepër, paq, keq). E rrahu me pëllëmbë (me grushte, me thupër, me shkop, me kamxhik, me kërbaç). E rrahu për vdekje.

    GODIT I kal.

    1. I bie dikujt a diçkaje me dorë, me këmbë a me një send tjetër, qëlloj dikë; e rrah. E goditi me dorë (me grusht, me pëllëmbë). E goditi me këmbë (me shkelm). E goditi me guri. E goditi me kamxhik. E goditi në fytyrë.(me kokë). Godit fort (rëndë, lehtë).

    1. goditja apo rrahja jane vepra penale te denueshme dhe quhen lendime me dashje. Shpresoj qe mesuesja te kete bere denoncim se kete burrecin qe merret me mesuesen dhe rreh nje femer ta cojne ne burg dhe ate adoleshentin burracak ne reformator

  3. Akuza per ket djalin eshte goditje e rende. Eshte vetem 16 vjec, jetim dhe me nje mesuese pa asnje lloj takti pedagogjik. Dhuna fizike nuk tolerohet. Po dhuna psikologjike, verbale? Mesuesit duhet te kuptojne se fjala ndonjehere vret me shume se cdo gje tjeter.
    Ah se harrova… ata Rrahjat akuzen e kishin goditje e lehte.

  4. 15.28 dukesh qe ke qene spiun moterqir polic sigurims bythqir.
    E njeh ligjin e pidhit te motres komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *