• |
ide | kryesore

Bardhi: Ju them pse Rama dhe Basha po heshtin për Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në një intervistë për emisionin “Pa censurë” në RTSH, foli lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Për hetimin e SPAK ndaj Sali Berishës, Bardhi tha se përsa kohë ai është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë edhe kryeministrin.

“Mendoj se, përsa kohë zoti Berisha është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë këtu kryeministrin. Pra do të duhet të ketë një qëndrim të tij dhe të zotit Basha, pasi zoti Basha ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i zotit Berisha prej vitit 2005. E kam një shpjegim pse heshtin, por besoj që për opinionin publik shpjegimi do të zbulohet në vijimësi

Ju do të shikoni që keni për të zbuluar arsyen përse disa janë te detyruar të heshtin për çështje të caktuara. Po, janë të detyruar. Janë të detyruar të heshtin për çështje të caktuara. Zoti Rama ka një mal me çështje që do të duhet të hetohen në SPAK, por për çështjen konkrete, zoti Basha është i detyruar të heshtë. Do të duhet të presim që institucionet të bëjnë punën e tyre”, – tha ai.

Më tej shtoi se çështja penale ndaj ish kryeministrit Berisha nuk do të ndikojë në betejën e grupit parlamentar me qeverinë e kryeministrit Rama.

“Kam vënë në dijeni partnerët për atë çka po ndodh në parlament, që opozitës i është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda parlamentit. Praktikisht nuk na njihet mandati i deputetit, të ndërhysh në çështje të brendshme të grupit të PD duke tentuar të poshtërosh 90% të deputetëve të opozitës.

Të mohosh të drejtën e 45 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, të mohosh të drejtën e të 40 deputeteve që të caktojnë përfaqësuesit e tyre në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, të injorosh kërkesat për informacion që janë një e drejtë kushtetuese e deputetëve, të injorosh kërkesat e deputetëve, apo kërkesat për interpelanca me kryeministrin dhe me ministrat, do të thotë që ke mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën në parlament. Ju siguroj se do të jetë një reagim i opozitës që do të vijijojë. Përsa kohë opozita nuk ushtron dot normalisht funksionet e veta, edhe maxhoranca nuk do t’i ushtrojë dot dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, – u shpreh Gazment Bardhi, duke paralajmëruar një “përplasje” të re të hënën në Kuvend. /LAPSI.al



14 Comments

  1. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike pluralë për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta.Ti ske folur vete o Gazi gei

    1. O jorgo Pallkari nuk te rri bytha o Kardashes nga mbrapa te krruhet e shkreta sumatrriçe vetem nga mbrapa te pelqen me sa po shoh

    2. O jorgo PallKari nuk te rri dot sumatrriçja e ke qef nga mbrapa me duket o Kar lepires i ripjerdhjes.

  2. Miopet patronazhiste qe mburrin kete drejtesi te emeruar e zgjedhur nga ishet apo pasardhes te se shkuares, instikti e geni tyre as me shume e as me pak, do mbroje tutoret e saj me manovra e kombinime te maskuara. Nuk ka njeri qe sot se ka marre vesht se sa me drejtesi po kerkojne keta te zgjedhurit, patronazhiste. Faktet, denoncimet e shkeljet kushtetuese qe z, Bardhi ngre, jane mese faktike e kohore.E si te mendosh se zbatohet ligji e demokracia, kur organet e te gjitha pushtetet i komandon uni, andaj demokracia eshte ne disheze e rrezik nga mos funksionimi i kesaj gjoja drejtesie,kur dosje me denoncime skandaloze te qeveritareve flejne ne SPAK, e keta prokurore slevizin nga frika e unit, sepse per kete i ka zgjedhur qe ti sherbejne, mbasi eshte vete ky i pari qe duhet hetuar e denuar.Populli kerkon rezultate e jo figuracione, filma, e trillime, por cekanin mbi gozhde.

  3. Kujdes o njerëz demokrat e shqiptar të mirë , kujdes , sytë hapur e mendja zgjuar merni masat e organizohuni mirë , se akoma nuk është shpalosur deri në fund ligësia dhe dinakëria e Ram dull hajdutit dhe bandës krimrilindase të morrave të kuq që komandon , të cilët kanë uzurpuar e shkatërruan këtë vend .

    1. Ashtu eshte te keqen. E ka shkateruar kete vend pothuajse si 97. E ka ber me kulla me hotele dhe cdo shesh neper qytete eshte shkatruar nga betoni.
      Kishe qef ne kohen e baces. Era përç. Dhe balt nga do. Natyr o te keqen natyre e virgjer.

  4. Hajde, lepia bythen Rames, o zgjebja rilindase, pa buke, uje e drita te rrime po partine ta kemi mire.Ja, kush ini ju kodoshe Po ate qe numuro zotrote si sukses e di ti sa eshte kosto qe kane vjedhur keta horrat etu, me ate shume qe ka hedhur gjoja ne ato gurishte, pallate, piktura vendi duhej te ishte tre here me perpara ne zhvillim.Injoranca tuaj si skllav te sektit, hajdutllekun e quani bravo.Me shume levdoheni, me te nxire ju nxjerr bota me realitetin.Kujt ia thua, qorrave, kodosheve, morrave te kuq, qe permbledhasi jane larva patronazhiste, krimba gjerizi te sektit.Ku jetoni xhanem qe keni kete kenaqesi partiake, servilizmi. Kjo tregon genin e trashegimerine tuaj bastardesh si bira kurvi.

  5. Antikomunizmi i kësaj shpure politike pa din e iman, i shfaqur me rrëmbim në momentet kur i ashtuquajturi komunizëm pësoi infarkt ekonomik e politik, u provua se ishte dhe mbetet thjesht preteksti dhe mjeti për të arritur pushtet politik dhe ekonomik të pakufizuar. Nën parullat dhe thirrjet antikomuniste i vunë zjarrin Shqipërisë në vitet ’90, zaptuan, dogjën e shkatërruan shumicën e pronës së përbashkët të shqiptarëve, sulmuan me dhunë dhe pushtuan institucionet qendrore shtetërore, dogjën komisariate policie dhe shpërndanë armët në vitin 1997 në shërbim të luftës imagjinare Veri-Jug, manipuluan e dhunuan procese zgjedhore, vranë njerëz për të marrë pushtetin por edhe për ta mbajtur atë.

  6. Dukuria më e neveritëshme në politikë është kameleonizmi, ndryshimi i vazhdueshëm i qëndrimeve politike. e si kampion i kësaj politike është Ilir Meta por edhe Rama e Berisha që kanë bërë pazare me te.
    Bardhi, një politikan i ri të cilin e angazhoi në politikë Basha, është kameleoni aktual.
    Është e vertetë që Basha , ndonëse bëri nën kërkesën e qeverisë amerikane veprimin e largimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD, për një kohë të gjatë nuk ka bërë asnjë akuzë kundër Berishës, pra “ka heshtur”, ndonëse ky si lejtmotiv të retorikës së tij politike në foltoret, kishte sulmet kundër Bashës më shumë se kundër Ramës.
    Nese i referohemi ngjarjes së turpëshme të 8 janarit kur Berisha me gjeneral Flamur Nokën ju turr selisë së PD për ta pushtuar, organizator i mbrojtjes së instritucionit , nuk ishte Basha po Gazment Bardhi.
    Megjithate , athere e akoma edhe sot , Berisha etiketon Bashën si “Lul brava” e jo Bardhin si “Gaz brava”
    Përse ka mbajtur këtë qëndrim Berisha ?
    Ai ishte i ndërgjegjshëm se Basha ishte i vetmi politikan demokrat që mund ta zëvëndësonte ate, pasi ja njihte aftësitë si ministër i suksesshëm në tre dikastere.
    Gazment Bardhi në krahasim me Bashën duket si një spurdhjak e që nuk i rrezikonte Berishës qëllimet e tij.

    1. Një grup patronazhistësh duke qenë të ardhur nga lidhja e fortë që kanë pasur me diktaturën komuniste e duke qenë idhtarë të Enverit sulmojnë në çdo lloj mënyrë ndryshimin që solli lirinë dhe e protagonistët e saj. Sigurisht që komunizmi si ide e praktikë dihej që ishte utopi dhe vdekja do t’i vinte një ditë por të paragjykosh antikomunistët që ishin dhe një pjesë dërmuese intelektualë të dëgjuar në çdo fushë, profesorët e studentët protagonistë është lajthitje dhe propagandë e thekur antidemokraci që vetëm ata që janë trashigmtarë të atij regjimi e bëjnë. Harrojnë që komunizmin e sollën njerzit e hurit e të litarit ,kriminelë e njerëz pa ideale atdhetarie që shkatërruan ajkën intelektuale antikomuniste vetëm se ishin njerëz me dije të kultuar e veçanërisht të pasur. Njerëz që ishin rritur në male e çobenj . Dhe kjo ishte drama më e madhe shqiptare e kryer në bashkëpunim me serbët armiqtë tanë në shekuj. Dhe sot po e përsërisin të njëjtën gjë me neo Enverin , Ramën e këta patronazhistë duke goditur përsëri intelektualët e patriotët. PK, PP e, PS kanë qenë, janë e do jenë parti të krimit dhe të antishqiptarizmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *