• |
ide | kryesore

“Bëhet i gjallë” Lulzim Basha: Mbështes SPAK në luftën kundër korrupsionit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha pas një pauze disa ditore, është riaktivizuar sërish së fundmi, me disa takime zyrtarësh ndërkombëtarë. Këtë të premte kreu i demokratëve priti në selinë e tij, Zëvendës/Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mestic, ku mes të tjerash i tha se mbështetese SPAK-un, që të shtunën goditi dhe Sali Berishën, duke i hapur hetim për ish-kompleksin “Partizani”.

Madje, Basha thotë se do të ndërmarë nisma ligjore, për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.

“Theksova mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta”.

SPAK jo vetëm heton, por cdo pasuri e dyshimtë e vendos nën sekuestro. Basha mendon se kjo masë duhet të shtrihet edhe përtej kufijve shqiptarë.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve”.

Zyrtarit amerikan Lulzim Basha i foli dhe për vettingun në radhët e politikanëve për t’ia hequr pasuritë e bëra nga burime të paligjshme.



6 Comments

  1. Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime vajzës së Argita Berishës se ku i gjeti babai yt 320 mijë euro që t’i dha ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *